Mesia- drita e botës!

Leximi profetik i kësaj jave hapet me fjalët: “Çohu dhe Shkëlqe! Sepse drita jote ka ardhur.” Ky pasazh duhet parë nga këndvështrimi i ardhjes së Mesias. Nuk është vetëm Lavdia e Perëndisë që do kthehet, por ardhja e Vetë Mesisë për të vendosur Mbretërinë. Është e rëndësishme të vërehet se shkëlqimi i Mbretërisë jo vetëm që do të ndikojë në kombin hebre, por do të sjellë një ndryshim radikal ndër të gjithë kombet,

“Kombet do të ecin në dritën tënde…” Isaia 60:3

Ka një debat mes studiuesve se kujt i referohet shprehja “në dritën tënde”. Disa besojnë se është populli hebre që do të ndikohet aq shumë nga shpengimi që do të sjellë Mesia, saqë Izraeli do të përmbushë thirrjen e tij për të qenë “dritë për kombet”. Studiues të tjerë besojnë se i referohet vetë Mesias. Konfuzioni në lidhje me këtë varg mund të bazohet në faktin e thjeshtë se ekziston një marrëdhënie kaq e ngushtë midis Yeshua-s dhe Izraelit, saqë është e vështirë të bësh dallimin mes të dyjave.

Ne besimtarët e sotëm, quhemi Trupi i Mesisë, që si rezultat i shpengimit të Mesias, duhet të kemi një marrëdhënie aq të ngushtë me Jezusin  saqë jeta jonë të fshihet në Mesian. Në mënyrë profetike shumë nga gjërat që Zoti e urdhëroi Izraelin të bënte, i përmbushi Mesia. Në librin e Isaias ekziston koncepti i “Shërbëtorit të vuajtur”. Shumë nga këto pasazhe tregojnë për Yeshuan, por ka disa të tjerë që tregojnë për hebrenjtë. Shpesh herë nuk është një gjë apo një situatë sepse interpretimi i duhur lidhet me të dyja. Në rastet kur i referohemi konceptit “Shërbëtori i vuajtur” një personi të vetëm ka të ngjarë jemi të influencuar nga doktrina. Nëse dikush studion kontekstin dhe u kushton vëmendje të dhënave brenda fragmentit të dhënë, nuk është e vështirë të dallosh qëllimin e profecisë.

Duke iu rikthyer studimit tonë mbi Dritën, njeriu duhet të kujtojë ato fjalë të bukura të Mesisë Yeshua i cili tha:

“Derisa jam në botë, unë jam drita e botës.” Gjoni 9:5

Dhe fakti që Jeshua u tha dishepujve të Tij,

“Ju jeni drita e botës…” Mateu 5:14

Cili është përfundimi? Përfundimi është se kur besimtari ecën në të njëjtën rrugë si Yeshua duke dëshiruar t’i shërbejë Atij, ai do të vuajë. Dhe pikërisht kur besimtari vuan për shkak se i shërben Jezusit, do të jetë drita, e cila do t’u ndriçojë të tjerëve Lavdinë e Zotit dhe do t’i tërheqë të tjerët drejt Mesisë.

Çohu dhe shkëlqe sepse drita jote ka ardhur!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Baruch Korman


Free!

REGJISTROHUNI