Mesia dëshiron që besimtarët të  tërhiqen në një shoqëri më të madhe me Perëndinë e Gjallë!

Ekziston një parim i përgjithshëm në Bibël që thotë: “…asnjeri nuk mund të më shikojë mua (Perëndinë) dhe të jetojë” Eksodi 33:20. Megjithatë, Zoti është i mëshirshëm dhe bën disa përjashtime nga ky rregull. Një përjashtim i tillë ndodh në pjesën e Torahut të kësaj jave. Në kapitullin 24, Moisiu ratifikon Besëlidhjen e Sinait me gjak dhe më pas Moisiu, Aaroni, Nadabi dhe Abihu me shtatëdhjetë pleqtë ngjiten në mal. Dy vargjet që do  lexojmë janë,

“Dhe panë Perëndinë e Izraelit . Nën këmbët e tij (ishte) si një dysheme e punuar me safir e qartë si qielli vetë. Por ai nuk e shtriu dorën kundër krerëve të bijve të Izraelit, dhe ata e panë Perëndinë , dhe hëngrën dhe pinë.” Eksodi 24:10-11

Pyetja që do të dëshiroja të shqyrtojmë në këtë artikull të shkurtër është pse? Pse Zoti e lejoi Moisiun, Aaronin dhe bijtë e tij, së bashku me pleqtë, ta shihnin Atë në këtë kohë? Përgjigja gjendet në arsyen pse Zoti hyn në një marrëdhënie besëlidhjeje me njeriun. Është më e rëndësishme të kujtohet se kjo ngjarje ndodhi me ratifikimin e besëlidhjes. Një besëlidhje biblike nuk është thjesht një marrëveshje, por ka një qëllim kryesor. Ky qëllim është ruajtja e marrëdhënieve ndërmjet palëve. Nuk mjafton që u vendos një besëlidhje, por kjo besëlidhje u përqendrua në fjalën e Zotit. Është nëpërmjet Shkrimit që identiteti dhe karakteri i Perëndisë i bëhet i njohur njeriut. Është gjithashtu shumë e rëndësishme të kujtojmë se Zoti mund t’i bëjë të njohur njeriut me anë të zbulesës së drejtpërdrejtë të vërtetën e Tij. Kur është koha e duhur që dikush të marrë zbulesë të këtij lloji? Përgjigja gjendet në bindjen e atij personi. Prandaj, në këtë pjesë të Shkrimit, Zoti po i mëson lexuesit se bindja biblike e afron njeriun me Perëndinë dhe pas kësaj vjen zbulesa.

Në Besëlidhjen e Re, kur Pali flet për dhuntitë frymërore, ai përmend njohurinë. Dhe nuk po i referohet njohurisë akademike, por i referohet fjalëve të njohurisë që Zoti u jep besimtarëve me anë të Frymës së Shenjtë. Në mënyrë të ngjashme  ashtu si grupi që u ngjit në malin Sinai dhe mori zbulesën e Perëndisë, besimtarit të bindur mund t’i jepet zbulesë në një sërë çështjesh që lidhen me të vërtetën e Perëndisë. Është e qartë se kjo zbulesë do të pajtohet gjithmonë me Shkrimin. Pika që duhet mbajtur mend është se Zoti ende dëshiron të mësojë / zbulojë njohuri frymërore edhe sot e kësaj dite. Udhëheqësve iu zbulua më shumë për shkak të rolit të tyre për të drejtuar njerëzit. Duhet të kujtojmë një parim të rëndësishëm se atij që  Fryma e Shenjtë i jep zbulesë, duhet të jetë një kujdestar i mirë i asaj që mori dhe ta përdorë për të mirën e komunitetit.

Në pasazhin e sotëm, bijve të Izraelit iu dha një listë e ligjeve për të rregulluar shoqërinë. Kur udhëheqësit u frymëzuan në mënyrë hyjnore, i drejtuan njerëzit duke qenë të ndikuar nga zbulesa e Zotit, dhe si rezultat shoqëria do të pasqyrojë karakterin e Zotit dhe njerëzit do të afrohen më shumë me Yeshua-n. Vargu 11 përfundoi me fjalët se udhëheqësit “hëngrën dhe pinë”. Ngrënia dhe pirja në Bibël shpesh herë është referencë për shoqërimin. Kjo është dëshira e Mesisë, që ndjekësit e Tij të tërhiqen në një shoqëri më të madhe me Perëndinë e gjallë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Baruch Korman


Free!

REGJISTROHUNI