Është e lehtë të jesh i motivuar kur gjithçka po ecën sipas planit, por është shumë më e vështirë që të jesh entuziast për qëllimet e tua kur gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Por mënyra sesi përballemi me zhgënjimet është ajo që na bën të suksesshëm apo jo. Të gjithë kemi pasur ditë të tilla ku asgjë nuk shkon ashtu siç pritet. Ditë ku pavarësisht se sa jemi përpjekur kemi dështuar në qëllimet që i kemi venë vetes qoftë në sferën personale apo në punë.
Por përpara se të trishtoheni, keni nevojë që të kaloni pak kohë jashtë ambientit tuaj të punës, qoftë edhe për 10 minuta. Kështu do të rindërtosh besimin në vetvete dhe do të rifitosh dëshirën për t’ia dalë mbanë.
Më poshtë do të parashtrojmë disa mënyra për të sjellë edhe njëherë motivimin kur gjërat nuk shkojnë sipas asaj që ti pret.
Mos e shih dështimin si diçka negative.
Ndonjëherë duhet të bësh shumë gjëra që nuk duhen deri sa të arrish tek e duhura. Me shumë mundësi e ke dëgjuar shprehjen e Thomas Edison e cila thotë “ Unë nuk kam dështuar. Unë thjesht kam gjetur 10.000 mënyra që nuk funksionojnë” Mund të ngushëlloheni nga kjo shprehje e Edison herën tjetër që diçka në punë nuk shkon siç duhet. Mendo se çfarë mund të bësh ndryshe herën tjetër që do të provosh. Ndonjëherë vetëm një ndryshim i vogël mund të sjellë rezultate të suksesshme.
Thomas Edison ka dhe një tjetër shprehje mjaft të gjetur e cila thotë “ Shumë nga dështimet e kësaj jete janë njerëz që nuk e kanë kuptuar sesa pranë suksesit kanë qenë kur janë dorëzuar. “
Kërko inspirim nga të tjerët.
Të lexosh për njerëz të suksesshëm është një mënyrë e shkëlqyer për të qëndruar. Sidomos kur gjen histori për njerëz që kanë refuzuar të dorëzohen edhe kur gjithçka dukej se ishte kundër tyre.
Provo diçka që është ndryshe
Nëse e sheh që diçka nuk po funksionon ashtu siç duhet, duhet të ndryshoni taktikë. Mos e shihni këtë si një dështim por si një përqasje të re. Një fillim i ri në një drejtim të ri, mund të jetë ajo çfarë të duhet për të pasur sërish motivim.
Kujtoji vetes se përse po punon kaq fort.
Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç keni planifikuar, është normale që të ndiheni se do dorëzoheni. Kjo është koha që t’i kujtoni vetes suaj përse po punoni kaq fort.
Merrni një pushim
Nëse ndiheni jo mirë shpirtërisht ju duhet të bëni diçka për të parandaluar që të bëni në mendime negative. Ndonjëherë mënyra më e mirë për të bërë këtë është të bësh një pushim dhe gjatë kësaj kohe të merresh me diçka që të pëlqen shumë. Edhe nëse kjo gjë është të shohësh apo dëgjosh programin e parapëlqyer, apo të shijosh një kafe dhe një ëmbëlsirë.
Fol me dikë
Nëse shpenzon pjesën më të madhe të ditës vetëm, është e lehtë që të humbasësh motivimin. Shiko kontaktet në telefon dhe zgjidh që takosh një mik për drekë. Tregoju atyre sesi po shkojnë gjërat. Ata mund të sugjerojnë diçka që nuk të ka shkuar në mendje. E ndonjëherë thjesht idea e të ndarit të problemeve mund të të ndihmojë të gjesh qartësi dhe të gjesh një mënyrë për të ecur përpara.
Krijo një listë të arritjeve të tua
T’i rikujtosh vetes kohët kur gjërat kanë qenë ashtu siç duhet, të jep një dozë të mirë pozitiviteti. Duhet të kujtoni atë pjesë të jetës suaj kur keni punuar fort dhe kur mundimet tuaja për këtë janë shpërblyer. Kështu do të mbani mend që keni arritur gjëra të shkëlqyera dhe se do të mund t’i arrini sërish.