Nënë Tereza e Kalkutës ka thënë gjatë mëngjesit të lutjes në presidencën e SHBA-ve, Uashington, DC, në 12 shkurt, 1994:
Mendoj se shkatërrimtari më i madh i paqes sot, është aborti, sepse ai përbën një luftë kundër fëmijës,një vrasje e drejtpërdrejtë e një fëmije të pafajshëm,një vrasje nga vetë mamaja. Nëse pranojmë faktin e vrasjes nga një mama të vetë foshnjës së saj, si mund t’u themi të tjerëve të mos vrasin njëri tjetrin? . . .
Duke kryer abort, mamaja nuk mëson të dojë por për t’i dhënë zgjidhje problemeve, vret fëmijën e saj. . . .
Cilido vend që pranon abortin, nuk i mëson njerëzit e tij që të duan, por që të përdorin çfarëdo dhune për të arritur atë që dëshirojnë. Kjo është arsyeja përse shkatërrimtari më i madh i dashurisë dhe paqes, është aborti.”
Ja disa nga pyetjet me te zakonshme lidhur me abortin:
“Cila është gjëja e parë që duhet të bëjë një person i cili mendon të abortojë?”
Kur përballeni me vendimin nëse duhet të abortojmë ose jo, fillimisht shikoni Fjalën e Perëndisë. Shumë njerëz nuk e kanë dëgjuar apo lexuar Fjalën e Perëndisë për të parë zemrën e Tij në lidhje me foshnjën e palindur. Ata persona të cilët janë pro abortit mund ta besojnë një gënjeshtër sepse nuk e kanë njohur të vërtetën.
Në Bibël Zoti thotë: “Para se unë të të formoja në barkun e nënës sate, të kam njohur.” (Jeremia 1:5)
“A është një fetus njerëzor në zhvillim e sipër, një qenie njerëzore (Person)?”
Po. Një qenie njerëzore përkufizohet si dikush që është pjesëtar i homo sapiens. Çdo qenie individuale njerëzore, ka kodin e vet gjenetik (ADN) që është unikal dhe i vendosur në momentin e ngjizjes. ADN-ja e një fetusi njerëzor, është e ndryshme jo vetëm nga ajo e kafshëve, shpendëve dhe peshqve, por edhe nga ADN-ja e vetë mamasë.
“Jo çdo mish është i njëjti mish; por tjetër është mishi i njerëzve, tjetër mishi i bagëtive, tjetër i peshqve dhe tjetër i shpendëve.” (1 Korintasve 15:39)
“Si mundet një fetus i cili nuk është në gjendje të ruajë jetën e tij jashtë mitrës, të jetë një person në zhvillim?
Është e rrezikshme ta përkufizojmë zhvillimin si aftësinë për të mbijetuar pa ndihmë sepse zhvillueshmëria e një personi mund të humbasë si rezultat i moshës, sëmundjeve ose dëmtimeve të rënda. Një vajzë tre-muajshe nuk mund ta ruajë vetë jetën e saj. Një djalë gjashtë vjeçar nuk mund ta ruajë vetë jetën e tij. Por a tregojnë situatat e tyre se ata nuk janë persona në zhvillim? Jo! Ata që ngulmojnë në standartin e zhvillueshmërisë u heqin mbrojtjen atyre personave të cilët kanë më shumë nevojë.
Nëse dëshironi më tepër informacion për këtë temë kontaktoni Qendrën e këshillimit “Ҫelësi Im” nje shërbesë e Radio 7 në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Shpresë për zemrën. Misioni i saj është “të japim një këshillim biblik që rinovon mendjet, shëron zemrat, dhe u sjell shpresë të lënduarve, si edhe të fuqizojmë të tjerë per të bërë të njëjtën gjë.
Na kontaktoni në [email protected], P.O.BOX 29 14 Tiranë