Kur im shoq bën seminarin me temën “Dhjetë urdhërimet për prindërit e adoleshentëve”, shpesh e kam dëgjuar të thotë se çfarë adoleshentët duan dhe çfarë prindërit duan prej tyre nuk janë e njëjta gjë. Ajo që adoleshentët duan më shumë se gjithçka tjetër është pavarësia, që do të thotë: e drejta për të marrë vendimet e tyre. Nga ana tjetër, ajo që ju doni për adoleshentët është maturia: aftësia për të marrë vendimet e duhura.
Perëndia i ka thënë këtë popullit të Tij te Libri i Ligjit të Përtërirë: “Po të ishin të urtë do ta kuptonin këtë, do të merrnin parasysh fundin që i pret” (32:29). Ky varg e përshkruan shumë qartë maturinë: aftësia për të dalluar atë që do të jetë rezultati përfundimtar i vendimeve që një person merr. Nëse një i ri, ose dikush tjetër, mund ta peshojë situatën, të shohë në fund të rrugës, të kuptojnë se cili do të jetë rezultati në të ardhmen për çdo zgjedhje të tij dhe më pas të bëjë zgjedhjen më të mirë, ai ose ajo ka urtësi dhe njohuri të vërtetë. Vendimet në jetën e tij do të sjellin më të mirën për të në rrugën e gjatë.
Poema e Robert Frost “Rruga e papërshkuar” pasqyron autorin që arrin në një pikë të jetës ku rruga ndahet në dy drejtime. Pasi i studion të dy drejtimet, ai merr vendimin dhe zgjedh atë që duhet të ndjekë për të vazhduar udhëtimin. Ai e përfundon poemën e tij me këto fjalë:
Dy rrugë ndahen në një pyll
Dhe unë zgjodha atë më pak të përshkuar
Dhe kjo ka bërë gjithë ndryshimin
Ja pse ne prindërit flasim shumë dhe nuk dëgjojmë mjaftueshëm. A mund të bëj një sugjerim? Kur adoleshentët tanë marrin vendime që kanë ndikim në të ardhmen e tyre, kaloni shumë kohë duke dëgjuar se çfarë mendojnë. Bëjuni pyetje me vend. Rezistojini tundimit për t’u thënë se çfarë duhet të bëjnë. Por bëjini të mendojnë për rezultatet përfundimtare që i presin ata për zgjedhjet që bëjnë. Dhe më pas lutuni për ta. Mund të befasoheni për mirë nga zgjedhjet e mençura që ata mund të bëjnë.
A e keni provuar këtë me adoleshentin tuaj? Na shkruani për të na treguar se si ju ka shkuar.