Nga:

Mendimet Negative

Llojet e mendimeve negative dhe si t’i kapërceni

Mendimet negative në situata të caktuara na pushtojnë të gjithëve. Edhe personat tejet optimistë nuk janë të paprekur nga mendime të tilla. Megjithatë, për disa të menduarit e tillë mund të jetë shkatërrues.

Psikologë të ndryshëm i janë kushtuar analizimit të procesit, gjatë të cilit mendimet ndikojnë në pamjen, energjinë dhe gjëndjen tonë të përgjithshme shëndetësore. Hulumtimet kanë zbuluar që ndryshimi nga të menduarit negativ në pozitiv mund të transformojë jetën tonë për më mirë. Megjithatë Bibla na jep ilaçin e vërtetë përmes të vërtetave të shkruara brenda saj, të cilat pak e nga pak do ti prezantojmë gjatë këtij materiali.

Keshtu, janë identifikuar disa mendime automatike negative të cilat përshkruhen si “zërat e vegjël që gjenden në kokën tuaj dhe ju thonë që nuk jeni të mirë sa duhet“.Fatmirësisht, në ta mund të ndikohet.

1.Krejt ose asgjë – kjo përfshin të menduarit bardh e zi, i cili ju bën të besoni se si gjithçka është ose absolutisht mirë ose absolutisht keq. Kuptoni se kur dështoni njëherë  nuk do të thotë që duheni të hiqni dorë. Çdokujt mund t’i ndodhë ndonjë gabim, por fatmirësisht shumë gjëra në jetë nuk varen nga një vendim i gabuar.

 Dhe ne e dimë se të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij.

2.Përdorimi i përgjithësimeve – nëse mendoni ose thoni fjali si “kurrë nuk do t’ia dal mbanë”, viheni në pozitën ku nuk keni kontroll ndaj veprave tuaja. Kurrë mos thoni kurrë – ndalojani vetes përdorimin e përgjithësimeve.

Kjo lidhet dhe me dorëzimin, le të mos heqim dorë dhe të mos lodhemi duke e riprovuar:

Jini  të gëzuar në shpresë, të qëndrueshëm në shtrëngime, këmbëngulës në lutje;

3.Fokusimi në gjërat negative – nëse shpesh e lodhni veten me mundësitë negative, në vend se të mendoni për pozitivet, shumë më parë do të hiqni dorë se sa të vazhdoni. Përpiquni që në gjithçka të gjeni anën pozitive.

Kur një numër i madh shqetësimesh më mbysnin, përdëllimet e tua më jepnin zemër.

4.Të menduarit me ndjenja – kur supozoni që keni të drejtë në lidhje me diçka, mos e vëni në dyshim vazhdimisht. Përpiquni të mendoni me logjikë në vend të ndjenjave. Kërkoni dëshmi që do ta mbështesin qëndrimin tuaj.

Mëndjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti.

5.Faji – përdorimi i fjalëve si “nevojitet” ose “duhet” manifeston ndjenjën e fajit dhe i lejon të kontrollojë sjelljen tuaj. Largojeni ndjenjën e fajit, bëni çka duhet por jo me çmimin e shëndetit tuaj ose arsyes së shëndoshë.

6.Fajësimi i të tjerëve –është joproduktive të fajësoni të tjerët dhe të ikni nga përgjegjësia për dështimet ose sukseset tuaja. Kur filloni fjalinë me “ky është faji yt”, mënyra e tillë e të menduarit ndikon në jetën tuaj negativisht. Mendimet negative ju bëjnë viktimë, por fakti është që në shumicën e rasteve pikërisht ju jeni ata që korrni atë që mbillni në jetë.

  1. “Parashikimi”– parashikimi i më të keqes edhe nëse nuk e dini se çka do të ndodhë saktë. Këto mendime janë shumë të shpeshta dhe mund t’ju rrëmbejnë shumë shpejt. Problemi me këto mendime është që ndikojnë fuqishëm në mendje. Nëse lejoni që t’ju dominojë stresi, kjo mund të ndikojë negativisht në sistemin e imunitetit dhe të rrisë shanset për t’u sëmurur. Stresi kronik lidhet me shumë sëmundje.
  2. Leximi i mendjes – kur konsideroni që e dini se çka mendojnë njerëzit e tjerë për ju. E vërteta është që në fakt nuk keni lidhje se çfarë mendojnë njerëzit. Nëse ju shikon dikush, kjo domosdo nuk do të thotë që edhe ju gjykon.

Ju lëmë me këtë pasazh që tregon gjithcka se si duhet t ëjenë mendimet tona:

Së fundi, të gjitha gjërat që janë të vërteta, të gjitha gjërat që janë të ndershme, të gjitha gjërat që janë të drejta, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura, të gjitha gjërat që janë me famë të mirë, nëse ka ndonjë virtyt dhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI