Mëkati nuk mund të fshihet!

Edhe pse parashahu i kësaj jave hapet me çështje që lidhen me lindjen e një djali apo vajze, pjesa dërrmuese e pjesës së Tevratit të kësaj jave shtjellon sëmundjen e lebrës. Siç kemi mësuar edhe më pare, lebra në Bibël nuk është vetëm një anomaly e lëkurës me pasoja fizike, por shkaku i saj është shpirtëror dhe i ka rrënjët në krenarinë dhe dëshirën për të lartësuar veten mbi të tjerët. Nga judaizmi mësojmë  se lebra ishte një plagë e dërguar nga Zoti dhe vetëm Zoti mund ta largonte atë; prandaj, shihej si një gjë e turpshme të kesh lebër.

Është i çuditshëm faksti se në gamën e gjërë të diskutimeve të aspekteve të ndryshme që lidhen me lebrën, ka lindur dhe një diskutim në lidhje me djegiet (Shihni Levitiku 13:24-28). Pse iu kërkua Moisiut të mësonte mbi djegiet? Rashi i shikon djegiet dhe lebrën si dy çështje të veçanta dhe secila duhet të vlerësohet veçmas. Një mendim i tillë është i qartë dhe nuk do të kishte asnjë arsye që Moisiu të përmendte djegiet në këtë pjesë. Arsyeja pse Moisiu mësoi mbi djegiet kur ishte duke folur për lebrën është sepse kishte njerëz që viheshin aq shumë në siklet që kishin lebër saqë digjnin vendin ku i ishte shfaqur lebra në lëkurën e tij për të fshehur faktin se kishte lebër. Prandaj, nëse personi kishte djegie në lëkurë, do i duhej të shkonte te Kohen (Prifti) për t’u inspektuar dhe për të parë nëse kishte lebër në plagën e djegur.

Kjo tregon nivelin dhe përpjekjen se deri ku janë të gatshëm të shkojnë njerëzit për të fshehur mëkatin në jetën e tyre. Një parim i rëndësishëm për të mësuar nga kjo ngjarje është se krenaria shpesh e shtyn personin të marrë vendime që në fakt dëmtojnë vetveten. Ky dëm është i rrënjosur në shpirt, por në rastin tonë dhe në shumicën e rasteve, dëmtimet shpirtërore kanë pasoja të dhimbshme fizike.

Meqenëse lebra i ka rrënjët në krenarinë dhe fjalët e këqija, duke folur në mënyrë përçmuese për dikë tjetër (ku shumica nga ne e gjejnë veten), atëherë pse në ditët e sotme nuk jemi të gjithë të infektuar nga lebra? Në fakt, lebra sot është më e rrallë. Ka dy arsye për këtë gjë.

  1. Së pari, lebra shfaqej tek personat që kryenin shkelje të rënda dhe të përsëritura.
  2. Së dyti, kjo sëmundje u përhap vetëm gjatë kohës që ishte Tabernakulli ose Tempulli. Prandaj sot, sipas rabinëve,lloji biblik i lebrës nuk ekziston.

Ajo që do të dëshiroja që secili prej nesh të nxirrte nga ky studim është se është një përpjekje e marrë dhe e kotë të përpiqesh të fshehësh mëkatin, sepse siç është shkruar në Tora, mëkati juaj do t’ju gjejë (Numrat 32:23). Së fundi, nuk është thjesht rastësi që ai që dyshonte se kishte lebër duhej të shkonte në Kohen. Nuk do të shkonte vetëm për inspektim nëse kishte lebër apo jo. Përkundrazi, ky takim i jepte lebrozit mundësinë të rrëfehej për mëkatet e tij. Siç është shkruar,

Rrëfeni fajet njeri tjetrit dhe lutuni për njeri tjetrin, që të shëroheni; …” Jakobi 5:16

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Baruch Korman


Free!

REGJISTROHUNI