Nga:

Me ty, në çdo hap

Dhe pse nuk e di ç’po vjen
Ti do të jesh me mua në çdo hap

Gjurmë mbi rërë

Një natë ëndërrova sikur po ecja përgjatë bregut të detit me Zotin. Lart në qiellin e errët më shfaqeshin skena të ndryshme nga jeta ime. Për secilën prej tyre vura re dy palë gjurmë shputash në rërë. Një palë më përkisnin mua, ndërsa tjetra i përkiste Perëndisë.

Kur mu shfaq skena e fundit e jetës sime, hodha sytë për të parë gjurmët mbi rërë. Vura re, se shumë herë përgjatë shtegut të jetës sime, veçanërisht në kohët më të vështira, kishte vetëm një palë gjurmë.

Kjo me të vërtetë më trazoi ndaj pyeta Zotin: “Ti më pate thënë se kur të vendosja që t ndiqja ty. Do të ecje me mua gjatë gjithë udhëtimit. Por unë po vërej se gjatë periudhave më të vështira të jetës sime ka vetëm një palë gjurmë shputash.

“Zot, ti më pate thënë se sapo të vendosja të ndiqja, do të ecje me mua gjatë gjithë udhëtimit. Por vura re se në momentet më dëshpëruese dhe më të trazuara të jetës sime, kishte vetëm një palë gjurmë shputash. Nuk e di pse, atëherë kur kisha më shumë nevojë për ty, Ti më pashke lënë vetëm”.

Zoti mu përgjigj: “ Fëmija im, unë të dua ty dhe nuk do të të lija kurrë, asnjëherë, madje dhe në sprovat më të vështira. Atëherë kur ti shihje vetëm një palë gjurmë, ishin momentet kur të mbaja në krahët e mi.”

– nga Mary Stevenson

Moriah6Këto ishin vargjet që frymëzuan Moriah Peters të shkruante këngën e saj ‘You Carry Me’ (Ti më mban) Ajo tregon: “Dua që të tjerët ta dinë se ndonjëherë sprovat që kalojmë, tregojnë se cili është fokusi ynë. Kur ndihem se po fundosem dhe se jam vetëm, e di se fokusi im nuk është më tek Perëndia. Kjo këngë na kujton që të festojmë, sepse kur kthejmë kokën pas në periudhat më të vështira shikojmë se Perëndia na ka drejtuar. Ai na premton se asnjëherë nuk do të na lejë, asnjëherë nuk do të na braktisë.”.

Me ty, në çdo hap , kjo këngë është pjesë e albumit të saj ‘Brave’,(Guximtar) publikuar në Korrik të vitit 2014. Albumi përmbledh një stinë të jetës së saj plot me beteja me sëmundje si dhe balancimin e jetës së saj në turne me atë private me bashkëshortin e saj Joel Smallbone, vokalisti i grupit for KING & COUNTRY. Të dy kanë programe të ndryshme në turne, ndaj Moriah ndjen se ka nevojë për urtësi për të vendosur familjen përpara karrierës së saj në muzikë.

Në çdo çast të jetës sime,
Perëndi, ti kurrë nuk u largove,
Në çdo luginë, në çdo stuhi
Ti ishe aty,
Dhe pse nuk e di ç’po vjen
Ti do të jesh me mua në çdo hap
Përmes gjithçkaje
e di Ti më mban!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI