Mbështetuni tek Burimi

Çdo nevojë është një mundësi për t’i besuar Perëndisë dhe për të zbuluar se Ai siguron me të vërtetë.

1 Mbretërve 17:8-16

Askujt nuk i pëlqen të jetë në nevojë. Por nga këndvështrimi i Zotit, ajo situatë është e dobishme për shpirtin. Kur flluska jonë imagjinare e sigurisë çahet, zbulojmë realitetin se i gjithë sigurimi vjen nga Ai. Zoti përdor instrumente të ndryshme për të plotësuar nevojat, por vetëm Ai është burimi i gjithçkaje.

Elia kishte mësuar të jetonte me anë të besimit me mënyrat e pazakonta të Zotit: ai ishte ushqyer nga korbat. Tani Perëndia e dërgoi në Zarefath, te një e ve e uritur, e cila nuk mund ta ushqente. Çdo nevojë financiare është një mundësi për të mësuar të ecim me anë të besimit te Zoti, duke i besuar Atij që të jetë burimi ynë. Prosperiteti mund të na japë një ndjesi pavarësie që na verbon të kuptojmë se nuk mundemi të sigurojmë  për veten tonë. Por në realitet, jemi plotësisht të varur nga Ati, pavarësisht nëse jemi të vetëdijshëm apo jo.

Duke besuar se Perëndia do të siguronte, Elia ishte në gjendje të dëshmonte ndërhyrjen e mrekullueshme hyjnore. Ndoshta mund të mos e shohim Zotin të kryejë ndonjë mrekulli në financat tona. Megjithatë, Fjala e Tij na thotë: “Dhe Perëndia im do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja sipas pasurisë së tij në lavdi, në Jezu Krisht.” (Filipianëve 4:19).

A jeni duke u fokusuar te instrumenti apo burimi i ofrimit tuaj? Mjetet që përdor Perëndia mund të ndryshojnë, por besnikëria e Tij vazhdon përjetë. Zoti po ju fton t’i besoni Atij dhe të jetoni si në aventurën ashtu edhe në sigurinë e një jete me besim.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI