Efesianëve 3:14-21 është një nga ato vende në Bibël, ku ne shohim një lutje të frymëzuar nga Fryma, që do të thotë se në Bibël, ne shohim që dikush të lutet për dikë tjetër. Këtu, Pali po lutet për të krishterët efesianë. Është mirë që ne të marrim lutje nga Bibla dhe të lutemi me po ato fjalë, për njerëzit rreth nesh. Kështu, unë dua ta lexojmë këtë lutje dhe të lutemi përmes saj për jetën tonë, por edhe për ata që na rrethojnë dhe për ndjekësit e Krishtit. Ndërsa lutemi përmes saj, dua t’ju inkurajoj që të mos mendoni vetëm për jetën tuaj, por edhe atë të familjarëve, miqve tuaj, ndjekësve të Krishtit dhe kishës suaj. Lutuni për këto gjëra dhe mendoni për njerëz të vecantë, ndërsa lutemi ashtu sic u lut Pali për të krishterët efesianë.
Efesianëve 3:14-15: “Për këtë arsye unë po i ul gjunjët e mi përpara Atit të Zotit tonë Jezu Krisht, nga i cili merr emër çdo familje në qiejt dhe mbi tokë.” Ne gjunjëzohemi para Teje, Perëndi, Ati ynë, nga i cili merr emër cdo familje në qiejt dhe në tokë. Ne lutemi që sipas pasurive të lavdisë Tënde, Ti do t’i pajisësh të tjerët rreth nesh, në brendësinë e qenies së tyre, me forcë dhe fuqi. Perëndi, ne lutemi për ndjekësit e Krishtit, që t’i pajisësh ata me fuqi, përmes Frymës Tënde, në thellësi të qenies së tyre. Le të ndjejnë ata fuqinë Tënde, në mënyrë që Krishti të banojë në zemrën e tyre, përmes besimit.
Perëndi, ne lutemi që Krishti, me gjithë plotësinë e Tij, të banojë në motrat dhe vëllezërit tanë, që i kemi në mendje, nëpërmjet besimit. Ne lutemi që Krishti, me gjithë plotësinë e Tij, të banojë në ta, në mënyrë që ata të rrënjosen dhe thenelohen në dashurinë Tënde dhe që të kenë forcën të kuptojnë gjerësinë, lartësinë, gjatësinë dhe thellësinë e dashurisë Tënde.
Perëndi, ne lutemi për njerëzit që i kemi në mendje pikërisht tani, që ata të njohin dashurinë Tënde për ta. Perëndi, derdh dashurinë tënde mbi ta, sot. Pushtoji me dashurinë Tënde. Le të themelohen në këtë dashuri. Ashtu si rrënjët e një peme në tokë, të palëkundhsme, le të jenë dhe motrat dhe vëllezërit tanë në dashurinë Tënde. Le të njohin dashurinë e Krishtit që ia tejkalon cdo njohurie dhe le të mbushen me plotësinë Tënde. perëndi, mbushi motrat dhe vëllezërit tanë me plotësinë Tënde.
Vargu 20 thotë: ” Tani atij që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë, atij i qoftë lavdia në kishën në Krishtin Jezus për të gjitha brezat, në jetë të jetëve. Amen.”