n HAPPINESS 628x314Nëse mendon se nuk mund të jesh i lumtur derisa të gjitha rrethanat e tua të jenë ashtu siç duhet, atëherë ti kurrë nuk do të jesh i lumtur!

Ne të gjithë përjetojmë kohë  në jetën tonë kur ndihemi  jo mirë për arsye nga më të ndryshmet, por ne nuk mund të lejojmë rrethanat tona që të kontrollojnë emocionet tona. Djalli kërkon  që të mbush mendjet  tona me mendime negative që na shkaktojnë  humbjen e gëzimit tonë dhe  na bën të ndihemi negativë. Ai na dekurajon dhe do që të na ulë emocionalisht, frymërisht, financiarisht dhe në çdo mënyrë që ai mundet.  Por Jezusi është Inkurajuesi ynë dhe Ai erdhi për të na ngritur.  Ai erdhi për të na dhënë drejtësi, paqe dhe gëzim. Ai dëshiron që  ne  të presim gjëra të mira për të ardhmen tonë dhe të na mbushë me shpresë.

Gjithsecili përjeton kohë frustrimi dhe stresi kur bëhet fjalë për plane apo ëndrra të parealizuara. Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne shpresojmë, është normale që të ndjehemi të zhgënjyer .  Por duhet të jemi të kujdesshëm se si ne  përballemi me këtë ndjesi, sepse kur ne ngelemi në një gjendje zhgënjimi për shumë kohë, kjo gjë mund të kthehet në dekurajim, mungesë shprese, madje edhe depresion.

Psalmi 30:5 na thotë se Të qarat mund të vazhdojnë një natë, por në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi. Gjërat që kalojmë mund të na bëjnë që të ndihemi keq momentalisht, por ne nuk duhet të qëndrojmë të trishtuar.  Nëse ne e bëjmë këtë, djalli do të marrë avantazh dhe do të hapë derën dhe do të futet edhe më tepër në jetët tona duke na sjellë probleme më serioze. E megjithatë kur jemi me Zotin, edhe kur zhgënjehemi, ne mund të marrim gjithmonë vendimin për të ndryshuar qëndrimin tonë. Ne mund të zgjedhim që të shohim tek Ai për shpresë të re dhe për forca të reja për të ecur përpara.

Mënyra sesi përgjigjesh bën të gjithë diferencën.

Shpesh emocionet janë një nga armiqtë më të mëdhenj që mund të kemi. Është e thjeshtë që të drejtohesh nga mënyra se si ndihesh, por ne duhet të kuptojmë se emocionet janë të paqëndrueshme-ato mund të ndryshojnë nga momenti në moment!  Ne nuk duhet të ndjekim çdo mendim që vjen në mendjen tonë, sepse shpesh  këto mendime mund të jenë në kontradiktë me të vërtetën që Zoti thotë për ne.

Ne kurrë nuk do të jemi të aftë që të shmangim zhgënjimet në jetën tonë, por ne mund të zgjedhim sesi të reagojmë ndaj tyre. Herën tjetër që do të duhet të përballesh me një situatë që të kërcënon,  merr një vendim për t’u kthyer tek Fryma e Shenjtë dhe lejoje Atë për t’u mbushur me shpresë. Zgjidh t’i besosh  asaj çfarë Zoti thotë, në vend se t’u besosh ndjenjave të tua. Sapo të nisësh ta bësh këtë, do të fillosh që ta shijosh jetën tënde… dhe do të presësh për gjëra më të mira në jetën tënde.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI