Lejojeni Zotin t’ju  modelojë!

Thuhet se saritë ( veshjet indiane) më të bukura janë ato që enden  me dorë në qytetin e Varanasit, kryeqytetin kulturor të Indisë. Këto fustane të bukura – me ari dhe argjend, të kuq dhe blu – zgjidhen shpesh si fustane nusërie në të gjithë vendin.

Interesant është fakti se këto sari zakonisht bëhen vetëm nga dy persona –

…Babai i cili ulet në një platformë dhe djali që qëndron dy hapa pas tij. Babai ka para tij të gjitha bobinat me fije mëndafshi. Ndërsa fillon të tërheqë fijet, ai tund kokën dhe i biri përgjigjet duke lëvizur tezgjahun nga njëra anë në tjetrën. Më pas proçesi fillon përsëri nga e para, me babain  që zgjedh fijet dhe duke tund kokën dhe djalin që vazhdon punën. Gjithçka bëhet me një tundje të thjeshtë të kokës nga babai. Është një proçes i gjatë dhe i lodhshëm për t’u parë. Por nëse ktheheni pas dy ose tre javësh, do të shihni një model të mrekullueshëm sari.

Sikur ta linim Zotin të ndërthurte jetën tonë  në po të njëjtën mënyrë, të zgjedhë modelin dhe ngjyrat që janë pjesë e planit përfundimtar për të cilin Ai na krijoi. “Ne mund të lëvizim tezgjahun, por dizajni është në mendjen e Atit. Djali nuk e ka idenë se çfarë modeli do të dalë. Ai thjesht i përgjigjet tundjes së kokës së babait.”

Imagjinojeni sa i irrituar do të ishte babai nëse djali i tij refuzonte të ndiqte drejtimin e tij. Ndoshta djali nuk do të përdorte fare fije të errëta por do të përdorte vetëm fije të arta. Megjithatë, kushdo që merret me arte krijuese e di se tonet e errëta janë ato që i bëjnë ngjyrat e ndezura të duken bukur.

Do bëjmë mirë t’ja lëmë drejtimin e jetës sonë Zotit, i cili deklaron: “Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të mëson për të mirën tënde, që të udhëheq nëpër rrugën që duhet të ndjekësh.” (Isaia 48:17).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI