Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë, por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus.- Romakët 3:23-24
Që nga fillimi i kohërave, njerëzit kanë parë nga qiejt, duke e ditur se Zoti ishte atje, e duke menduar se çfarë duhej bërë për ta kënaqur Atë. Në fakt, pjesa më e madhe e kulturave pagane, mendojnë se Zoti është i zemëruar, e se diçka duhet që të sakrifikohet- qoftë edhe fëmijët e tyre apo një person tjetër- për të kënaqur zemërimin e Zotit. Me sa duket, ka pasur një besim universal se diçka qëndron midis nesh edhe Zot, diçka që Bibla e quan mëkat. Pali u shkruan burrave dhe grave të Romës duke u folur pikërisht për këtë çështje. Ai e bën këtë në mënyrë të qartë dhe me pushtet. Ai e nis duke thënë se vetëm Zoti është i drejtë. Fjala I drejtë është pranë me kuptimin e fjalës në origjinal, por prapë është i pamjaftueshëm për të përshkruar plotësisht atë që duhet. E megjithatë, njerëzimi nuk e ka drejtësinë. Çfarë mund të bëjmë për ta pasur atë, apo për të vendosur një marrëdhënie me Perëndinë, është ajo çfarë e bën Krishterimin që të jetë ndryshe nga të gjitha besimet fetare në botë.
Sot nëse shkon te doktori dhe ai gjen se ka diçka që nuk shkon, ai zakonisht do të japë lajmin e mirë në fillim, si, “ Do të bëhesh shumë mirë- ky është lajmi i mirë, por lajmi i keq është se duhet të bësh një operacion. “ Kur Pali u shkroi Romakëve, ai e filloi me lajmin e keq dhe ua dha atyre atë mënyrë të drejtpërdrejtë. Pastaj ai u dha atyre edhe lajmin e mirë. Përse lajmin e keq në fillim? Të duhet të dish se sa keq janë gjërat, që të vlerësosh ashtu siç duhet lajmin e mirë- kjo është zgjidhja për dështimin e njeriut.
Në letrën e tij drejtuar romakëve, Pali e vendos të gjithë botën në një gjyq përpara Perëndisë, njësoj si një prokuror do të bënte në sallën e gjyqit. Nga perspektiva judaike, bota ishte e ndarë në Hebrenj dhe jo Hebrenj. Pali fillon me johebrenjtë. Ai thotë se natyra personifikonte fuqinë dhe cilësitë e Zotit , por sërish njerëzit i kthyen shpinën Zotit. Ata as nuk e përlëvdonin Perëndinë dhe as nuk i ishin mirënjohës Atij për bekimet e Tij. Pali vëren tre hapa, ku ata i kthenin shpinën Zotit. Si fillim, ata e injoronin Atë. Më pas ata e imitonin Atë, duke adhuruar idhuj dhe kafshë. Më pas e fyenin Perëndinë më aktet e tyre seksuale të shfrenuara. Tri herë Pali thotë se Perëndia i dorëzoi ata në imoralitetin e tyre. Jo, thotë Pali, johebrenjtë qëndruan të dënuar përpara Perëndisë. Por ai nuk ndalet aty. Ai nis të ekzaminojë edhe moralistët, që drejtojnë gishtin nga të tjerët dhe thonë “Turp, turp,” ndërkohë që janë vetë po aq fajtorë. Pastaj ai u drejtohet hebrenjve, atyre që Zoti u ka shfaqur veten e Tij përmes Ligjit. Imagjino pak Moisun që zbret nga Sinai, me 10 Urdhërimet poshtë krahut të tij- një kod i cili u bë një standard për sjelljen e shoqërisë njerëzore. Më vonë Pali shkon në fund të argumentit të tij dhe e përfundon atë kështu, “siç është shkruar: “Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një. Nuk ka asnjeri që të kuptojë, nuk ka asnjeri që të kërkojë Perëndinë. Të gjithë kanë dalë nga udha e tij, që të gjithë janë bërë të padobishëm, nuk ka asnjë që të bëjë të mirën, as edhe një.” ( Romakët 3:10-12)
Nëse ne do të ndalonim këtu, kjo do të ishte një tablo shumë e errët, por Pali, nga këndvështrimi pesimist mbi natyrën njerëzore dhe dështimin, kalon në një tjetër hap, i cili ka të bëj me mënyrën sesi Perëndia mund të fshij këtë dështimin njerëzor- i njëjti dështim që ne përjetojmë në martesa të shkatërruara, në premtime të dështuara, në mungesën e ndershmërisë dhe në mashtrimin , e në një listë të tërë dështimesh morale dhe frymërore. Ai e quan këtë “shpengim.” Çdo të thotë kjo?
Mendoni pak, për një nënë me katër fëmijë, e cila nuk ka bashkëshort, ajo me kujdes mbush karrocën e supermarketit me ushqime, duke u përpjekur që të mos fusë më shumë gjëra se ç’mund të paguajë, por kur shitësi llogarit pagesën, ajo e kupton se e ka kaluar limitin. Ajo qëndron aty, duke pyetur veten se çfarë prej ushqimeve duhet të kthejë, e çfarë i duhet të bëjë, ndërkohë që një burrë teksa e sheh në këtë dilemë i thotë, “ Nuk ka problem! Vendos të gjithë pagesën e ushqimeve në faturën time. Do të kujdesem unë për këtë. “ Ky është Lajmi i Mirë- lajmi që ka me të vërtetë rëndësi.