Kur troket depresioni

Në ankth kërkova Zotin, dhe Zoti m’u përgjigj dhe më çoi larg. Psalmi 118:5

Autoritetet e shëndetit mendor thonë se në çdo kohë të paktën 17 % e popullatës është duke u sfiduar me depresionin. Nëse kjo është e vërtetë dhe unë nuk kam asnjë arsye për ta dyshuar këtë gjë, një në pesë ( më shumë se 2/3 e këtij numri janë gra) po sfidohen me këtë sëmundje, këtë virus të lumturisë dhe gëzimit. Nëse ti je një prej tyre, mbaj shënim disa prej gjërave që mund të të ndihmojnë të përcaktosh se ku ndodhesh dhe se ku mund të drejtohesh për ndihmë.

Më së pari, pyet veten,  a jam vërtetë  në depresion, apo po vuaj nga diçka që është thjesht momentale. Kjo do të thotë që të duhet të njohësh disa prej simptomave të kësaj sëmundje. Shenjat e hershme të depresionit janë  mënjanimi,  vështirësi në përballimin e situatave dhe njerëzve, vonesat, mos pëlqimi i aparencës tënde , ndryshim i oreksit,  të kërkosh të arratisesh nga diçka duke pirë drogë, alkool, apo kur nuk mundesh të largohesh nga televizioni.

Më pas, shih me kujdes se si kanë ndryshuar zakonet e tua.  Nëse ti ke qenë një person që të kanë pëlqyer shumë ecjet e gjata dhe ke bërë ushtrime  vazhdimisht, por e sheh që është gjithmonë  më i vështirë vetëm fakti që ngrihesh nga shtrati, nëse nis të shmangësh njerëzit, e nëse preferon që të qëndrosh pa lëvizur përpara ekranit,  mund të sinjalizohet një problem. Kur ky nis të bëhet një zakon, atëherë je duke u përballur me depresionin.  Është e vështirë që të ndihesh depresiv kur ti sheh qiejt blu dhe barin jeshil, kur ecën përgjatë bregdetit, apo kur ecën në një rrugë, ose kur  ngrihesh herët në mëngjes dhe ecën me shpejtësi për disa kilometër.

Pastaj pyet veten tënde, “ A e kam shkaktuar unë problemin tim  dhe  a ka ndonjë gjë që unë mund të bëj për ta eliminuar këtë situatë? Ndonjëherë depresioni vjen kur ne kemi lejuar që të qëndrojmë në një cep, apo të biem në kurth. Ndonjëherë ne lejojmë diçka në jetën tonë që nuk duhet ta lejojmë ,apo bëjmë diçka që e dimë se është e gabuar.  Është rasti kur  je duke lejuar diçka në jetën tënde, që përpiqesh vazhdimisht  ta mbulosh dhe ke frikë nga pasojat. Nuk ka asgjë për t’u çuditur nëse ti kërkon që të tërhiqesh nga të gjithë dhe të mbyllesh në një vend të izoluar.

Ti  mund të thuash, “Në rregull, i kam provuar të gjitha e nuk po funksionojnë,”  e mund të shtosh pas kësaj , “ Jam lutur që Zoti të më ndihmojë, e nëse e njoh ashtu siç duhet zemrën time, unë jam mirë me Perëndinë, por ende ndihem  depresiv.”

Të duhet të shqiptosh tre  fjalë që janë shumë të vështira “ Më duhet ndihmë!”

Kur ke një virus dhe ai nuk po largohet, a nuk shkon tek doktori dhe i thua, “Kam nevojë për ndihmë!” Kur shikimi yt turbullohet, a nuk është kjo fraza që i thua okulistit? Por, kujt t’i thuash se ke nevojë për ndihmë? Nise me bashkëshortin apo bashkëshorten tënde, pastorin tënd, apo me mjekun  e familjes. Ka raste kur mjekimet të ndihmojnë jashtëzakonisht; ka raste të tjera, kur ato vetëm sa e mbulojnë problemin.

Por mund të jesh i sigurt për diçka. Perëndia u përgjigjet lutjeve për ndihmë në mënyra nga më të ndryshmet. Ndonjëherë Ai na jep një përgjigje të menjëhershme duke e larguar prej nesh këtë re depresioni. Ndonjëherë ai dërgon dikë që të na dëgjojë, që na shërben e  që mund të na shërbejë  duke na bërë të kuptojmë se çfarë na nevojitet specifikisht për të tejkaluar errësirën; e ndonjëherë  Ai dërgon dikë, një mjek, që të ndihmon në një mënyrë që ti nuk mund të ndihmosh veten tënde.

Për ta mbyllur. Perëndia nuk është autori i depresionit, edhe pse një pjesë e mirë e depresionit tonë mund të vijë si pasojë e injorimeve që ne i bëjmë urdhërimeve që Ai na jep, duke refuzuar që të jetojmë ashtu siç Ai ka qëllim për jetët tona. Perëndia është ai që na siguron shëndetin, plotësinë, e shërimin për zemrat tona të thyera e për jetët tona. Ai vazhdon të jetë shëruesi  i zemrave të thyera dhe të jetë strehë për ata që janë të shqetësuar e të lënduar. Ndërkohë që depresioni nuk është një mik, mund të na sjellë më pranë me Atë që është një mik, që qëndron më afër se një vëlla, e që ecën bashkë me ne përmes errësirës, e kjo s’është asgjë tjetër, veçse diçka e mirë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI