Kur të agjëroni….

Mateu 9:14-15 flet për agjërimin. “Atëherë iu afruan dishepujt e Gjonit dhe i thanë: “Pse ne dhe farisenjtë agjërojmë shpesh, ndërsa dishepujt e tu nuk agjërojnë?'” Dhe Jezusi u tha atyre: “A mund të mbajnë zi dasmorët, ndërsa dhëndërri është midis tyre? Por do të vijë koha kur do t’ua marrin dhëndërrin dhe atëherë ata do të agjërojnë.”

E dini? Agjërimi nuk është dicka për të cilën flasin, shumë nga ndjekësit e Jezusit sot. Shumë kisha flasin rrallë për këtë, por është shumë thelbësor në Bibël. E shohim shumë përgjatë Biblës. Disa kapituj para këtij, kur Jezusi flet për lutjen dhe dhënien, flet edhe për agjërimin. Kështu, agjërimi është po aq thelbësor, sa edhe lutja dhe dhënia.

Ai madje tha: “Kur të agjëroni, bëni këtë” dhe jep udhëzime për agjërimin. Pra nuk është: “Nëse do të agjëroni”, por është “Kur të agjëroni.” kështu, në fillim doja t’ju pyesja: “A është agjërimi një pjesë e rregullt e jetës suaj? A është një disiplinë frymërore e rregullt, në rutinën tuaj si ndjekës të Krishtit? Sepse qëllimi ka qenë që të jetë kështu.

Qëllimi ishte që ne të agjëronim rregullisht. Tani, në Bibël nuk specifikohet se sa shpesh dhe se si duhet bërë saktësisht. Por dëgjoni dhe një herë vargjet nga Mateu 9: “Atëherë iu afruan dishepujt e Gjonit dhe i thanë: “Pse ne dhe farisenjtë agjërojmë shpesh, ndërsa dishepujt e tu nuk agjërojnë?'” Dhe Jezusi u tha atyre: “A mund të mbajnë zi dasmorët, ndërsa dhëndërri është midis tyre? Por do të vijë koha kur do t’ua marrin dhëndërrin dhe atëherë ata do të agjërojn

Pra, Jezusi po u mëson këtu se agjërimi është një ndarje e nuses nga dhëndrri. Kur nusja dhe dhëndrri janë së bashku, nuk është e nevojshme të agjërojnë. Kur ata janë larg dhe kur nusja pret me mall që dhëndrri të vijë, atëherë dishepujt e Jezusit do të agjërojnë. Si nusja e Tij, si kishë, si trup i Krishtit, agjërimi për ne, është një pritje me mall për kthimin e dhëndrrit, është një pritje me mall për kthimin e Krishtit.  

Agjërimi, përvec qëllimeve të tjera në Bibël, është paracaktuar nga Perëndia, që të jetë një pritje me mall për kthimin e Krishtit. Kështu, nëse nuk agjërojmë, cfarë po themi? Mungesa e agjërimit tregon se ne jemi të kënaqur pa rikthimin e Krishtit. Tregon një mungesë dëshire për rikthmin e Krishtit.

Kështu, unë dua t’ju inkurajoj që të agjëroni. Le të inkurajohemi nga Mateu 9, vargjet 15 dhe 16, dhe të agjërojmë për rikthimin e Krishtit, duke lënë mënjanë ushqimin rregullisht, qoftë një herë në javë, apo një herë në muaj, apo ndoshta dhe për periudha më të gjata kohe dhe duke thënë në mes të agjërimit: “Më shumë se sa dua ushqim, unë dua që Ti të kthehesh, Zoti Jezus. Më shumë se sa kam uri për këtë e për atë, unë jam i uritur të shoh fytyrën Tënde dhe të jem në praninë Tënde.”

Le të lutemi së bashku: Perëndi, na fal për mungesën e agjërimit. Na fal që nuk i kemi kushtuar vëmendje kësaj disipline frymërore. Ne të lutemi të na falësh që nuk shprehim dëshirë të zjarrtë për rikthimin e Jezusit, pëmes agjërimit.  Perëndi, ne themi së bashku në zemrën tonë tani: “Më shumë se sa për ushqim, ne kemi nevojë për Ty. Më shumë se sa dëshirojmë që stomaku ynë të jetë plot, ne dëshirojmë që Biri Yt të kthehet. Ne dëshirojmë që mbretëria jote të vijë dhe që vullneti Yt të bëhet, mbi Tokë, ashtu sic është në qiell.ne dëshirojmë të shohim mbarimin e mëkatit dhe vuajtjes dhe vdekjes. ne dëshirojmë të shohim fytyrën e Shpëtimtarit.” Na ndihmo, Zot, të agjërojmë me këtë lloj dëshire.

Na ndihmo të lëmë mënjanë ushqimin dhe ndërsa bëjmë këtë, të shprehim dëshirën tonë dhe mallin për ardhjen Tënde.  Dhe ne lutemi, Perëndi, duke pritur ditën kur nusja dhe dhëndrri të jenë së bashku dhe ne të mos agjërojmë më, sepse do të jemi me Jezusin. Shpejtoje ardhjen e asaj dite! Dhe ne lutemi të na drejtosh dhe të na ndihmosh të agjërojmë, në pritje të asaj dite. Në emër të Jezusit ne lutemi, amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI