Kur nuk biem dakord…

Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve.Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit.– Romakëve 12 : 17-18

Kurrë nuk do të gjeni një person i cili mund të shprehë mendimin e tij të lirë dhe të jetë dakort me ju për gjithçka! Lavdi Zotit që, dashuria, respekti dhe uniteti nuk varen gjithmonë nga dakordësia. Të gjithëve na ka ndodhur që nuk kemi rënë dakord me opinionin e dikujt tjetër. Është e pamundur të mos ndodhë! Secili prej nesh ka mendimet, opinionet, idetë dhe perspektivat e veta unike. Kjo është bukuria e komunitetit. Pikërisht atëherë kur mendojmë se i kemi kuptuar të gjitha, dikush nxjerr në pah diçka që as nuk e kishim marrë parasysh. Të jetuarit në komunitet është emocionuese, përulëse, edukative…por edhe e vështirë. Shumë njerëz ndihen të sulmuar personalisht kur të tjerët nuk bien dakord me ta. Dhe ka njerëz që mund të jenë shumë luftarakë në mënyrën se si komunikojnë. Pra, çfarë të bëjmë?

Së pari, idetë dhe opinionet kanë rëndësi. Ato janë të vlefshme, edhe pse nuk janë perfekte. Janë magjepsëse ndërkohë që zhvillohen më shumë. Ndjekësit e Jezusit duhet t’i vlerësojnë mendimet e të tjerëve, sepse Perëndia i do njerëzit dhe ata që e njohin Atë do ta shfaqin dashurinë për të tjerët në një mënyrë të tillë që e bën botën të ndalojë dhe t’i bjerë në sy.

 Së dyti, mos harroni se edhe idetë tuaja më të mira kanë kufizimet e veta. Mendimi juaj kufizohet nga perspektiva juaj, ekspozimi juaj ndaj asaj tematike dhe nga mënyra se si keni jetuar. Gjithmonë bisedoni me të tjerët me pritshmërinë për të dëgjuar dhe mësuar. Libri i Romakëve na këshillon: « Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve.Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit.” (Romakëve 12:17-18). Ne e shpalosim identitetin tonë si fëmijë të Perëndisë kur vlerësojmë paqen me të tjerët, veçanërisht kur përfshihemi në diskutime. Kjo nuk do të thotë të bësh paqe me mëkatin. Por kjo do të thotë se aty ku ka një ndryshim mendimi ose bindjeje, ne zgjedhim dashurinë, mirësinë, respektin dhe rrugën e paqes. E thënë thjesht, ne i vlerësojmë njerëzit.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI