Kuptoni thirrjen tuaj!

Të mendosh se disa fakte rreth Jezusit janë të vërteta nuk është njësoj si t’i besosh Atij.

1 Pjetrit 2:9-12

Cili term përshkruan jetën tuaj të krishterë: besimtar apo ndjekës i Krishtit? Një besimtar mund të jetë i sigurt për gjërat pa i vënë domosdoshmërisht ato në praktikë. Por një ndjekës praktikon atë që beson. Çfarë duhet të bëjmë të ndjekim Jezusin?

1. Së pari, duhet t’i besojmë Atij (Gjoni 14:1) sepse nuk mund të ndjekim dikë që nuk i besojmë. Besimi zhvillohet kur ne qëndrojmë në Të dhe zbulojmë bukurinë e karakterit të Tij, dashurinë dhe planin e Tij.

2. Së dyti, ne duhet t’i bindemi Atij (Gjoni 14:15). Një ndjekës i vërtetë i Jezusit do të kombinojë besimin me bindjen, duke u përpjekur të thotë “Po, do ta bëj” edhe kur është e vështirë, “Po, do ta bëj”  edhe kur nuk e pëlqen dhe “Po, do ta bëj” edhe kur mund të na shkaktojë dhimbje zemre.

3. Së fundi, ne duhet t’i shërbejmë Atij. Perëndia nuk do që bijtë e Tij të jenë thjesht vëzhgues, por të jenë pjesëmarrës aktivë në punën e Tij. Jemi thirrur të përdorim dhuntitë tona frymërore dhe të bëjmë pjesën tonë si trupi i Krishtit (1 Kor. 12:27-28).

Jezusi dha shembullin e përsosur: Ai i besoi plotësisht Atit të Tij, iu bind Atij duke sakrifikuar (Filip. 2:8) dhe jetoi një jetë në shërbesë (Mat. 20:28). Ne jemi thirrur të imitojmë Zotin dhe Shpëtimtarin tonë. Në cilën fushë keni nevojë për ndihmë? Kërkojini Frymës së Shenjtë që t’ju japë një frymë besimplote dhe të bindur.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI