Jini gjithmonë të gëzuar. Lutuni pa pushim. Për çdo gjë falenderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.-1 e Thesalonikasve 5 :16-18
Lutja është bisedë me Perëndinë dhe çdo marrëdhënie formësohet nga cilësia e komunikimit ndërmjet atyre që janë përfshirë në të. Ne përdorim fjalën “lutje” kur flasim për komunikimin me qeniet shpirtërore, kështu që shpesh e trajtojmë atë ndryshe nga komunikimi me njerëzit. Nëse heqim dorë nga ideja se ka një mënyrë të drejtë për t’u lutur, mund të rritemi në marrëdhënien tonë me Perëndinë.
Ndoshta do të pyesnit: “A nuk duhet të jemi të sjellshëm kur komunikojmë me Zotin?” A do të ishte e tmerrshme të tregohesh i paturpshëm në bisedë me Perëndinë? Mendoni për bisedat me mikun tuaj më të ngushtë. Bëjmë shaka pa kripë. Madje ndajmë idetë dhe ëndrrat më të çmendura që na vijnë ndër mend, duke pritur inkurajim të ngrohtë nga ana e tyre. E nxirrni gjithë zemërimin, lëndimin dhe konfuzionin tuaj para tyre. Ata janë të parët që dëgjojnë për datën e shtatzënisë ose një interviste të dytë. Komunikoni me ta pa dorashka sepse besimi juaj ka lindur nga dashuria.
Ndonjëherë ne e konsiderojmë veten tonë më njerëzorë se Perëndia sepse kemi frikë ta ofendojmë apo ta bezdisim Atë. E përfytyrojmë Perëndinë si shumë serioz dhe të shenjtë përtë bërë shaka, për kafshët e vogla apo vende parkimi. Nuk duam ta “mërzitim” Zotin me çdo gjë të vogël. Megjithatë Jezusi i mësoi miqtë e Tij që t’i kërkonin Perëndisë bukën e përditshme (Mateu 6:11). Komunikimi me Zotin nuk duhet të jetë zgjidhja e fundit ose vetëm për rastet më të veçanta. Nëse lutja është komunikim, ne duhet të lutemi vazhdimisht për çdo gjë, duke falënderuar dhe duke kërkuar lirisht ndihmën e Tij (Filipianëve 4:6).