Këpucët e Krishtlindjes – Isha i zbathur dhe ju më mbathët

Këpucët e Krishtlindjes

“Këpucët e Krishtlindjes” është një fushatë  nga “Media 7” dhe “Celësi Im” për të ndihmuar fëmijët në nevojë por ne kemi nevojë që edhe ju të bashkoheni me ne.

Mbase nuk e ke menduar ndonjëherë, por nëse ul kokën poshtë me siguri vëren këpucët! Një palë këpucë janë të rëndësishme sepse ato i japin një njeriu dinjitet. E megjithatë shumë fëmijë në Shqipëri nuk kanë mundësinë të gëzojnë një palë këpucë të reja e të ngrohta!

Dhuruesit bujarë dhe fëmijët që u gëzuan Dhjetorin e 2018-tës me Këpucët e Krishtlindjes, janë ende në mendjen tonë! 600 palë këpucë të reja ngrohën këmbët e vogla dimrin e kaluar, dhe ne presim që këtë vit të bëjmë akoma më shumë fëmijë të lumtur e këmbë të ngrohta!

Duket se nëse ekziston dëshira e mirë dhe besimi se gjëra të mëdha mund të ndodhin, mrekullitë nisin të  na shpalosen përpara syve.

Disa fëmijë na dhuruan edhe kartolina për dhuratën që morën. Ne duam të lexojmë më shumë kartolina këtë vit ndaj po punojmë e po kërkojmë që të bashkohet kushdo.

Këpucët e Krishtlindjes

Nëse kontibuon edhe ti, do të dëgjojmë një zë më shumë që thotë:

“Isha i zbathur dhe ju më mbathët”

Vitin a kaluar patëm mundësinë që tregojmë më shumë për Këpucët e Krishtlindjes në Vizionin e Pasdites.

Po ashtu  Wake Up në Top Channel na dha mundësinë për te promovuar Këpucët e Krishtlindjes!

Kartolina per JoelinPor përpara se të dhurosh ne kemi një tjetër kërkesë.

Vitin e kaluar një djalosh bleu një palë këpucë sepse dëshironte që një fëmijë tjetër t’i vishte ato. Përveç kësaj, ai vendosi të shkruante një kartolinë në të cilën tregonte mesazhin e ungjillit. Ai djalosh nuk e dinte që ato këpucë do të ngrohnin këmbët e një fëmije që do të jetonte për pak kohë, por gjithashtu nuk e dinte se me kartolinën e tij do të ofronte jetë të përjetshme përmes Krishtit.

Përfshihu dhe ti në këtë iniciativë sepse këpucët dhe kartolina jote janë një mundësi për ty, por një shpresë që jep jetë për dikë në nevojë.

Dhe mos harro t’i lutesh Krishtit për dhuratën tënde!

Femije

Fushata rikthehet sërish sepse duam të shohim më shumë buzëqeshje. A do të bëhesh edhe ti pjesë?

Informohu se çfarë ndodhi vitin e kaluar me “Këpucët e Krishtlindjes”:

Zgjojmë së bashku lumturinë! Dhuro edhe ti!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI