Nga:

Këpucët e gabuara

Lexo: Kolosianëve 3:12-15

“Përshëndetje, Keti! Hyr brenda!” tha Lori kur shoqja e saj Keti erdhi të punonte për një projekt që kishin në shkollë. Lori iu drejtua nënës së sa, teksa tregonte me gisht, këpucët e Ketit: “Mami, shiko! Këpucët e reja të Ketit janë njësoj si të miat! Sa bukur!”

Vajzat u kënaqën duke punuar me projektin e tyre, duke ngrënë dhe duke bërë shakara. “Sa u kënaqëm,” tha Lori në fund, pasi e përfunduan detyrën e tyre. Keti fjeti tek Lori atë natë. Mëngjesin tjetër vajzat e përgjumura u veshën dhe hëngrën drithëra. Më pas nxituan të merrnin autobusin e shkollës. Lori pyeti të ëmën: “Mami, a mund të ndaloj në shtëpinë e Ketit pas shkollës?”.

Nëna pranoi: “Mirë, por vetëm kthehu në kohë për të ngrënë darkën.”.

Kur Lori u kthye në shtëpi atë pasdite, ajo u shtrit në divan dhe tha: “Jam shumë e gëzuar që jam në shtëpi. Babai i Ketit nuk ishte në humor të mirë. Vëllai i saj i vogël ishte i mërzitshëm. Keti thotë se trazon gjithnjë gjërat e saj. Nëna e saj ishte në punë dhe kishte lënë një listë të gjatë me punë që Keti duhet t’i bënte.” Lori hoqi këpucët dhe pa këmbët e saj. “Mbi të gjitha, më dhembin këmbët. Më ka dalë një flluskë në thembër prej këpucëve të reja.”

Nëna e saj duke parë etiketën në këpucë i tha:“Mbase duhen përdorur pak më shumë. Kjo është masa pesë e gjysmë! Ti duhet të kesh masën gjashtë. Ju vajza duhet të keni veshur këpucët e njëra-tjetrës.” Ja pse më dhembin këmbët!” tha Lori. Ajo qeshi. “Mësuesja ime citoi një fjalë të urtë që thotë se nuk duhet ta gjykojmë kurrë dikë derisa të kemi provuar të jetojmë jetën e tij. Epo, mendoj se të paktën unë dhe Keti i provuam gjërat së bashku.”.

Nëna qeshi dhe i tha: “Po, e vërtetë, dhe koha që kaluat në shtëpitë e njëra-tjetrës është njësoj si të provonit gjërat e personit tjetër. Atëherë, çfarë mësove nga këpucët që veshe?”. Lori hezitoi për pak dhe pastaj u përgjigj: “Unë kisha qenë edhe më parë në shtëpinë e saj, por asnjëherë nuk e kam ditur që Keti përballet me kaq shumë gjëra.”.

“Shpesh ne nuk jemi në dijeni të problemeve me të cilat përballen të tjerët. Kjo është një arsye për t’i kritikuar më pak dhe për t’u lutur për ta.”. – tha nëna.

Lori pohoi me kokë dhe u ngrit: “Epo, tani do ta telefonoj Ketin dhe do ta pyes nëse do t’i pëlqejë të veshë këpucët e mia. Të paktën ato që ka veshur janë të mëdha për të.”.

A nxitohesh të kritikosh fëmijët ose të rriturit e tjerë, pa u përpjekur t’i kuptosh se përse sillen në atë mënyrë? Mbase ti ke nevojë të jesh në vendin e tyre dhe të mendosh se si është të jetosh në ato rrethana. Mbase do të mësosh se ata janë të lënduar, dhe mund të kesh mundësinë për t’i inkurajuar të shkojnë tek Zoti për problemet e tyre. Mos i gjyko dhe mos i kritiko ata. Lutu për ta.

Kushtoji vëmendje të tjerëve!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI