Tani atij që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë. Efesianët 3:20
Ndonjëherë mund të ndjesh se jeta jote nuk vlen dhe aq. Ndoshta të duket se je i vetëm dhe se nuk mund të kthesh gabimet e tua në gjëra të vlefshme. Po të them diçka. Një kapëse e vogël letrash, që nuk është më shumë se gjysmë centimetri, shpëtoi një avion eksperimental prej 250.000 kg, duke mos e lejuar që të mos përplasej e thyhej në copa. Ky avion eksperimental është i njohur si SB70A .
Ai u largua si normalisht nga baza, por kur pilotët kërkuar që ta ulin, duket se rrotat nuk donin të bashkëpunonin. Jospeh Cotton, një nga pilotët, mori një kapëse të vogël letrash dhe krijoi me anë të saj një qark të shkurtër transmetimi, kjo gjë detyroi sistemin kokëfortë të rrotave që të vendosej në pozicionin e duhur për të siguruar zbritjen,
Piloti Al White tha, “ Jam i sigurt se do ta kishim bërë copash avionin nëse do të ishim përpjekur ta ulnim, ndërkohë që rrotat nuk ishin në pozicionin e duhur. Një kapëse e vogël letrash shpëtoi një avion. Historia na tregon se në shumë raste, një objekt krejtësisht i parëndësishëm, bëhet kuptimi ose frymëzimi për të plotësuar gjëra të mëdha. Një merimangë, që kishte ndërtuar rrjetën e saj nëpër një kopsht, u bë frymëzimi për të krijuar urën e varur. Një çajnik që po nxirrte avull mbi sobë, i dha Wats-it idenë për të shpikur motorin me avull. Një fener që varej duke u lëkundur në një kullë dha idenë për krijimin e lavjerrësit. Një mollë që ra nga një pemë mbi kokën e Isak Newton, i dha shtysën atij për të përkufizuar ligjin e gravitetit.
Ne shumë shpesh e minimizojmë potencialin tonë duke thënë “ Unë jam një njeri i vetëm” Mund të jesh i vetëm, por je shumë i rëndësishëm. Është gjëja e duhur për ty të kuptosh se ti je një person me vlera dhe i çmuar, sepse kështu të sheh Zoti .
Në Dhjatën e Vjetër, një djalosh i ri me emrin Samson gjeti një kockë të nofullës së poshtme të gomarit dhe me të vrau një mijë filistinë. Kjo nuk ndodhi sepse ai e pa veten në pasqyrë atë mëngjes dhe tha, “ Unë do të kem sukses sot.” Bibla na tregon se ai i kishte dhënë jetën e tij Zotit, e fitorja ishte rezultati i fuqisë së Perëndisë, që erdhi përmes Frymës së Shenjtë.
A e ke harruar djaloshin që ishte bari, Davidin? Ai mori vetëm 5 gurë dhe një hobe prej lëkure për të vrarë Goliathin. A duhet të të rikujtoj vajzën e bukur hebreje që e kishte emrin Ester ? Ajo shpëtoi shumë hebrenj dhe shmangu shfarosjen e tyre sepse u tregua e guximshme. Një vajzë Moabite me emrin Ruth, për shkak të guximit të saj u bë stërgjyshja e Davidid dhe një nga paraardhëset e Krishtit.
Ja ku qëndron çështja: Qoftë edhe diçka shumë e vogël, në duart e Zotit bëhet e mrekullueshme dhe një nga armët më të fuqishme për të mirën. Ndoshta ti mund të ndihesh se jeta jote nuk ka ndonjë vlerë të madhe krahasuar me të tjerët. Ndoshta kjo mund të jetë diçka e mirë sepse kështu nuk ke rënë në krenari. Kështu, do të jetë më e thjeshtë për ty që t’i besosh Zotit e të bazohesh tek drejtimi dhe udhëheqja e Tij. Besimi tek Zoti i jep njeriut një shtyllë ku mund të mbështetet. Kështu ai mund të thotë, ashtu siç tha edhe Pali “Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon” ( Filipianët 4:13)
Kjo nuk është mburrja e një njeriu që e mendon veten si shumë të rëndësishëm. Kjo ka të bëjë me besimin e përulur tek Zoti, për të bërë atë që Ai dëshiron që ju të përmbushni. Kjo nuk ka të bëjë me atë që ju mund të bëni, por me atë që Zoti mund të bëjë përmes jush. Ne sot nuk kemi nevojë për njerëz që duan t’i tregojnë botës patjetër se kanë shumë vlerë, por kemi nevojë për burra dhe gra të dedikuara që i kuptojë dobësitë e tyre dhe i kërkojnë Zotit që t’u japë fuqi për t’i ngritur me anë të fuqisë së Tij. Nuk kemi të bëjmë me ndonjë teori të psikologjisë mbi vetëvlerësimin, por duhet të dimë se fuqia e Zotit e kthen dështimin në fitore dhe dobësinë në fuqi. Kjo është receta e Perëndisë për të jetuar ashtu siç duhet.