Nga:

Ka shpresë për të dashurit tanë të humbur!

Zoti nuk vonon plotësimin e premtimit të tij, siç disa besojnë që ai bën; por është i durueshëm ndaj nesh, sepse nuk do që ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim.- 2 e Pjetrit 3 :9

Është torturuese të shikosh dikë që e do, të jetë larg Zotit, duke bërë zgjedhje që do e çojnë drejt dhimbjes dhe shkatërrimit. Por ne nuk jemi përgjegjës për lumturinë, suksesin, gjendjen shpirtërore, kënaqësinë ose përmbushjen e ndonjë personi tjetër, përveç vetes! Bibla na thotë tek Romakëve 14:12 se ne nuk jemi thirrur të ndryshojmë dikë tjetër përveç vetvetes duke thënë: “Kështu, pra, secili nga ne do t`i japë llogari Perëndisë për veten e vet.”

Secili prej nesh është përgjegjës për gjendjen e vet shpirtërore sepse Perëndia siguron një rrugë drejt së vërtetës dhe u jep mundësinë për t’u penduar të gjithëve. Nuk ju takon juve të “shpëtoni” dikë, por mund të luteni për ata, duke e ditur se Perëndia dëshiron që ata të vijnë në shpëtim.

Për të inkurajuar ata që janë të shqetësuar për dikë që e duan dhe nuk e ka pranuar Perëndinë, Ruth Graham Bell shkroi: “Ne…mund të bëjmë atë që mundemi dhe t’i besojmë Perëndisë për të pamundurën. Le t’a duam, qëndrojmë pranë, inkurajojmë, mësojmë, dëgjojmë dhe të kujdesemi për nevojat fizike të familjes. Ne nuk mund t’i bindim ata për mëkatin, t’u shtojmë etjen për Perëndinë, apo t’i konvertojmë. Duhet një mrekulli për këtë gjë dhe mrekullitë i përkasin Zotit.”

Nëse i afërmi apo miku juaj është tekanjoz, lutuni që dashuria e Perëndisë t’i tërheqë ata drejt Vetes – Sepse mrekullitë transformuese janë specialiteti i Perëndisë!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI