Në librin e saj “Kuti Alabastri”, Ione Denton tregon për një ditë kur po shikonte nga dritarja djalin e saj pesëvjeçar, Erik, që po përpiqej të mësonte biçikletën. Bashkoi duart për t’u lutur, uli kokwn dhe u lut. Pastaj hipi në biçikletë dhe u përpoq ti jepte. Por u rrëzua në tokë.
U ngrit, përsëriti lutjet e tij për ndihmë dhe u përpoq edhe një herë. Por u rrëzua sërish. Ione tregon se si u ndje.
“Më dhimbte zemra për të… Por vazhdova të shikoja dhe të lutesha për të. Ai hipi përsëri në biçikletën e vjetër…dhe i dha me aq shpejtësi sa mund ti jepnin këmbët e tij të vogla. Tani ai mund të ngiste biçikletën!”
“O Zot,” u lut ajo. “Në Fjalën Tënde na ke thënë ‘Trokitni…Kërkoni…Lypni…’. Na ndihmo të kemi besimin e një fëmije të vogël.”
A ka midis nesh persona që heqin dorë shumë shpëjt nga lutja? Mendoj që po. Ajo që kërkojmë na duket aq e vështirë – madje e pamundur, saqë nuk vazhdojmë të lutemi më.
Jezusi tha: “Lypni dhe do t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t’ju hapet. Sepse kushdo që lyp, merr, kush kërkon, gjen dhe do t’i hapet atij që troket. (Luka 11:9-10). Ky shkrim është shumë i drejtpërdrejtë.
Por a ju kujtohet historia që tregoi Jezusi para se të thoshte këto fjalë? Bëhet fjalë për një burrë që shkoi në shtëpinë e mikut të tij në mes të natës për të kërkuar tre bukë hua, sepse nuk kishte asgjë për të ushqyer një mikun e tij udhëtar që sapo kishte mbërritur në shtëpinë e tij. Jezusi tha se ishte për shkak të këmbënguljes së burrit që miku i tij u ngrit nga shtrati dhe i dha bukët.
Lutje këmbëngulëse! Ky është lloji i lutjes që Zoti e shpërblen. Mos u dorëzoni!