Nëse jeni ende gjallë dhe në Krishtin, keni akoma kohë për t’u përdorur fuqishëm nga Perëndia. Besimi juaj është i çmuar dhe dikush ka nevojë për ju.
Lexoni 2 Pjetrit 1:1-2. Mendoj se secili prej nesh mund të dëshmojë për faktin se ka pasur pika në jetën tonë – ndoshta kemi ende – kur jemi ndjerë të mundur, të dekurajuar dhe të dëshpëruar. Në momente të tilla, mund të jetë e lehtë t’i themi vetes: “Është tepër vonë për mua. Situata ime është e pashpresë. Është tepër vonë për falje, restaurim dhe shërim. Është tepër vonë për t’u përdorur fuqishëm nga Zoti dhe për të bërë një ndryshim në kjo botë.”
Miq, më lejoni t’u them se këto mendime janë të gjitha të shkruara nga shtëpia botuese e Satanit. Ndaj kam një lajm për ju: Zoti është i specializuar në përdorimin e mëkatarit të penduar. Thjesht shikoni jetën e apostullit Pjetër, autorit të letrës që po studiojmë.
Kur situate u vështirësua, Pjetri e mohoi Zotin e Tij tri herë. Por më pas ai besoi në një Zot falës, u mbajt fort në hirin dhe mëshirën e Tij dhe Zoti e përdori atë për të ndërtuar kishën e Tij. Nëse je një shërbëtor i Krishtit, që ke besim në drejtësinë e Tij dhe merr frymë akoma, nuk është tepër vonë për ty që të ndikosh në jetën e dikujt tjetër.
Ti je shumë i rëndësishëm për betejën frymërore në të cilën jemi sot. Kisha ka nevojë për njerëz si ju dhe unë që të qëndrojmë fort për Krishtin. Dhe 2 e Pjetrit na tregon mënyrën se si.
Lutje: Atë, faleminderit për letrën 2 e Pjetrit dhe mesazhin që ka, për të më inkurajuar dhe nxitur të qëndroj i palëkundur në të Vërtetën Tënde. E di se asgjë nuk është e pamundur për Ty, ndaj më përdor – megjithëse jam një enë e thyer – për lavdinë Tënde. E di se, Ti do të më transformosh dhe do sjellësh shërim. Në emër të Jezusit lutem. Amen.
“Simon Pjetri, shërbëtor dhe apostull i Jezu Krishtit, atyre që kanë marrë për pjesë një besim të çmueshëm sikurse edhe ne, me anë të drejtësisë së Perëndisë tonë dhe të Shpëtimtarit Jezu Krisht:hiri dhe paqja u shumoftë për ju në njohjen e Perëndisë dhe të Jezusit, Zotit tonë.” (2 Pjetrit 1:1-2 ).