Po të mos kisha ardhur dhe të mos u kisha folur atyre, nuk do të kishin faj; por tani ata nuk kanë asnjë shfajësim për mėkatin e tyre

 Benjamin Franklin ka thënë “ Ai që është i mirë për të nxjerrë justifikime, zor se është i mirë për të bërë diçka tjetër.”  Përkufizimi i fjalorit të ri të Merriam Webster, thotë se një justifikim është një shfajësim për sjelljen tënde, për atë që ke bërë. Kjo është e ndryshme nga arsyeja që jepet për një veprim. Shkaku  legjitim se përse e bën diçka, ose përse nuk e bën atë, konsiderohet një arsye. Por ti thua një justifikim kur nuk ke një arsye të vërtetë pas veprimit tënd. Ky është një kamuflazh, një përpjekje për të ruajtur imazhin tënd dhe vetë-vlerësimin. 

Në një rast Jezusi tregoi një histori për një burrë që  organizoi një darkë të madhe dhe që ftoi shumë miq. Vetëm pak më përpara se të niste kjo darkë, ata vendosën të mos vinin.  I pari tha, “ Unë kam blerë një arë, prandaj më duhet të shkoj patjetër për ta parë…” Një tjetër tha, “ Unë kam blerë pesë pendë qe dhe po shkoj t’i provoj.  Të lutem,  thuaji të më falë.  Një tjetër tha, “ Sapo u martova, ndaj nuk mund të vij!” ( Shiko Lukën 14)

Vini re diçka- të tre këto nevoja mund të konsiderohen të arsyeshme. Duket normale që një burrë të shkojë të shohë pronën përpara se ta blejë e jo pas, pasi kjo tokë mund të rezultojë edhe moçal. Në vetvete nuk ka asgjë të gabuar blerja e  një pronë.  Gjithashtu nuk ka asgjë të keqe  nëse blen disa qe, ose një makinë në ditët e sotme. Një shofer i kujdesshëm do ta testonte mirë makinën përpara se ta blinte atë.  Nuk ka absolutisht asgjë të keqe të martohesh, ndryshe shumë prej nesh do të ishin në telashe. Problemi është  tek vendosja në mënyrën jo të duhur të përparësive.  Një justifikim, është i kënaqshëm vetëm për personin që e jep atë.

Historia që tregoi Jezusi ishte një parabolë e një tabloje. Ajo tregon  se një Perëndi i mrekullueshëm të do dhe të fton të marrësh jetën e përjetshme përmes ftesës së Birit të Tij, Jezus Krishtit. Ai tha” Ejani tek unė, o ju tė gjithė tė munduar dhe tė rėnduar, dhe unė do t`ju jap çlodhje ( Mateu 11:28) . Kjo është një ftesë personale, e është për ty. A i je përgjigjur Atij,  apo ke nxjerrë një justifikim  se përse nuk e ke pranuar ofertën e Perëndisë?

Ka disa justifikime që mund të jenë të kënaqshme, sidomos për personin që po i kërkon ato. Disa prej tyre janë në lidhje me profesionin,  “ Do të humbas punën time, asnjëri nuk më beson mua në këtë pozicion që jam. Nuk do të kisha aq ndikim sa duhet.” Të tjerë, që janë intelektual nxjerrin justifikime si “ Unë nuk mund të kuptoj  gjithçka që ka lidhje me Krishterimin. Unë jam gjithmonë dyshues.” Disa të tjerë e drejtojnë gishtin drejt hipokritëve dhe thonë , “ Unë nuk dua të jem si ai njeri. “ Të tjerët nxjerrin arsye morale.  Ata mendojnë “ Unë jam i mirë mjaftueshëm, “ duke  harruar se është shpesh e mira që e mban njeriun larg nga parajsa, e jo e keqja.

Ka shumë justifikime të mira. Veçse personi që është duke kërkuar për një justifikim, ngelet me një boshllëk në zemrën e tij. Ai është duke  kërkuar që të justifikojë veten, në mënyrë që të mund të kapet diku. A e ke pyetur ndonjëherë veten, “ Përse, në të vërtetë, nuk e kam përjetuar kurrë jetën me bollëk që e di se është e mundur tek Jezus Krishti?”

Duke qenë se zotëria që kishte shtruar darkën ishte i nxehur me justifikimet e cekëta që kishin dhënë të ftuarit, unë ndjej se Ati ynë Qiellor nuk është shumë i lumtur me disa nga justifikimet që ne nxjerrim për të mos ecur me Të.

Ashtu siç ka thënë edhe George Sweeting, “ Arsyet janë zakonisht të sinqerta, ndërsa një justifikim është një shpjegim i arsyeshëm.”

Një arsye përfshin realitetin, por një justifikim është një shpikje, ose në rastin më të mirë një arsye shumë e dobët.  Jezusi tha “Ejani tek unė, o ju tė gjithė tė munduar dhe tė rėnduar, dhe unė do t`ju jap çlodhje” ( Mateu 11:28)

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI