Jo më pastrues kimik, por organik

Një shtëpi e pastër është një ambient ku ke qejf të rrish. Për sipërfaqet e vështira është e lehtë tu drejtohesh dyqaneve për të zgjedhur një pastrues që ta bën punën shpejt, por ka një keqkuptim. Për të patur një shtëpi me të vërtetë të pastër nuk duhet të përdorim produkte me sa më shumë kimikate. Në fakt, një nga arsyet kryesore sepse shtëpia pastrohet rregullisht është për të larguar kimikatet toksike të akumuluara në pluhurat e shtëpisë, si dhe bakteret.

A keni ndjerë ndonjëherë marrje mendsh, apo dhimbje koke pasi keni pastruar shtëpinë me pastruesit e zakonshëm apo me aromatizuesit e ambientit?  Ka të ngjarë të jetë rrjedhojë e kimikateve që ato përmbajnë. Irritimi i syve, hundës apo fytit është gjithashtu i shpeshtë gjatë kohës së përdorimit të këtyre produkteve. Madje kur i përdorni ato për një periudhë të gjatë, mund të dëmtojnë mëlçinë, veshkat dhe sistemin nervor qendror apo të shkaktojnë kancer.

Një kërkim ka treguar se “Një aromë e thjeshtë në një produkt përmban qindra kimikate të cilat reagojnë në ambient duke krijuar forma të rrezikshme të ndotjes.”

Ju nuk mund ta dini se çfarë kimikatesh toksike mund të jenë në përbërjen e pastruesit tuaj të preferuar sepse një etiketim i tillë nuk kërkohet.  Kërkimet madje treguan se dhe ato produkte që shquhen si organike dhe natyrale kanë ndotës të ajrit.

E gjithë kjo na shtyn t’ju inkurajojmë të përdorni pastruesit natyral për një shtëpi më të pastër por dhe ajër më të shëndetshëm.

Elementët thelbësor për arsenalin e pastrimit natyror:

  1. Soda e Bukës

Në 100 vjetorin e Statujës së Lirisë në Amerikë, në vitin 1986, pas 99 vitesh kur nuk ishte venë dorë, elementi që u zgjodh për të pastruar muret e statujës ishte soda e bukës. U përdor më shumë se 100 ton,  dhe ky ishte pastruesi i zgjedhur. Atëherë nëse pastroi statujën e lirisë me siguri që mund të largoj çdo grimcë papastërtie nga shtëpia juaj.

  • Është e sigurt në përdorim sepse nuk gërvisht metalet dhe porcelanin.
  • Për të pastruar sobën, hidhni një filxhan ose më shumë sodë buke në sobë, pastaj mbulojeni me ujë mjaftueshëm sa për të krijuar një përzierje të trashë. Lëreni të veprojë gjatë natës. Mëngjesin tjetër, do të jetë e lehtë të hiqni yndyrën. Kur të keni pastruar sipërfaqet më të vështira, hidhni pak detergjent ose sapun në sfungjer dhe pastroni pjesën e mbetur të sobës.
  • Për të zhbllokuar tubat, hidhni një filxhan sodë buke në tub, pastaj hidhni një filxhan uthull pas saj. Mbulojeni për 15 minuta. Nëse shikoni flluskat, atëherë do të thotë se po funksionon. Shtoni më pas ujë të nxehtë.
  • Aromatizoni tapetet e thata duke hedhur sodë buke. Prisni 15 minuta dhe pastaj përdorni fshesën me korent.
  1. Uthulla e bardhë
  • Uthulla e bardhë është e dobishme për dezinfektim kundër Escherichia Coli, po të përgatitet me solucion që përmban të paktën 50% uthull. Një studim zbuloi se nëse përdor uthullën, pastaj peroksidin e hidrogjenit, ai vret një sërë bakteresh si Escherichia Coli, Listeri, dhe Salmonela.

 

  • Gjithashtu mund të kombinoni uthullën dhe ujin për të krijuar një pastrues të shkëlqyer xhamash, ose duke e spërkatur uthullën e bardhe në sodë buke për të pastruar lavamanët, vaskat, dhe dyshemetë.

Uthulla dhe uji, janë pastrues që hyjnë shpesh në punë, por kini kujdes sipërfaqet të cilat aciditeti mund t’i dëmtoj.  Për sipërfaqe me të vështira, spërkasni uthull lëreni të veproj për 30 minuta dhe pastaj fërkojeni me sfungjer dhe ujë të ngrohtë.

  1. Limoni

Limoni, si lëngu i tij ashtu dhe lëkura, mund të përdoren për pastrimin e shtëpisë dhe për aromatizimin e saj.  Ja disa nga përdorimet e tij:

  • Koshat e plehrave: Ngrini disa copa limoni dhe uthull në kubat e ngrirjes. Vendosni disa prej tyre në koshat e plehrave për pastrim dhe aromatizim.
  • Frigorifer: Zhysni një sfungjer në lëng limoni dhe lëreni në frigorifer për disa orë. Funksionon më mirë se soda e bukës për të hequr aromat e padëshiruara
  • Aromatik Dhome: Zieni një enë me ujë dhe shtoni lëkura limoni dhe shkopinj kanelle.
  • Oxhaku: Lëkura e qitros e tharë shërben për të ndezur oxhakun tuaj duke i shtuar aromë të mirë. Përpara përdorimit lërini lëkurën të thahet për disa ditë.
  • Frymëmarrja: Të pish ujë me limon të ndihmon të freskosh frymëmarrjen (shpëlajeni gojën me ujë pasi lëngu i limonit mund të konsumojë dhëmbët.
  • Kutitë e maceve: Vendosni copa limoni në një tas pranë kutisë së maces për të ndihmuar në aromatizimin e ajrit
  • Duart: Shtoni pak lëng limoni kur lani duart me sapun dhe kjo do të heqë aromat e forta si për shembull atë të hudhrës dhe peshkut.
  • Dërrasa ku presim ushqimet: Spërkasni kripë mbi dërrasë dhe fërkojeni me një limon të prerë për të freskuar dhe hequr yndyrën.
  • Lustron mobiliet: Kombinoni lëng limoni, vaj limoni ose vaj jojoba për të përgatitur një lustrues mobiliesh. Thjesht pastroni sipërfaqet me një copë.
  • Dritaret: Lëngu i limonit depërton yndyrën në dritare dhe xhama. Përpiquni ta kombinoni me uthull dhe ujë për të pasur një pastrues xhamash fenomenal.
  • Makineria e kafes: Pastrojeni ekspresin e kafes duke e vënë në punë vetëm me ujë të pastër, pastaj shtoni një perzierje të lëngut të limonit dhe ujit. Lëreni të mbarojë të gjithë ciklin. Përsëriteni këtë proces, sërish me limon dhe herën tjetër sërish me ujë të pastër. (Për të hequr aromën e limonit mos harroni të lani enën e kafes dhe filtrin pas pastrimit me limon.
  • Dyshemetë e drurit: Kombino limonin dhe uthullën për të përgatitur një pastrues dyshemesh jo toksik.
  • Pastrues i përgjithshëm: Kombinoni ujin, sodën e bukës, uthullën, limonin dhe vajin e esencial të limonit për të pasur një pastrues të mrekullueshëm për kuzhinën apo për tualetin.
Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI