Kënaqësia nuk varet nga ajo që kemi apo çfarë na mungon; gjendet vetëm tek Jezusi.
Kënaqësia është një cilësi që shihet në shumë pak njerëz sot. Shoqëria jonë po ofron gjithmonë artikuj, pajisje, përmirësime dhe komoditete të reja që premtojnë kënaqësi, rehati dhe lumturi. Por asnjë të mirë materiale nuk të përmbush për një kohë të gjatë. Megjithatë, shumë njerëz vazhdojnë të bien pre e gënjeshtrave në vend që të kënaqen me atë që kanë.
Libri i Hebrenjve iu shkrua njerëzve që po përjetonin shkurajim dhe përndjekje për besimin e tyre në Krishtin. Ata besimtarë u përballën me shumë vështirësi, duke përfshirë fyerjen publike, burgosjen dhe sekuestrimin e pronës (Hebrenjve 10:32-34). Megjithatë, te Hebrenjve 10:35-36, autori i nxit ata të durojnë, sepse kanë një zotërim më të mirë dhe të përjetshëm që i pret në parajsë. Ata mund të mos kenë pasur pasuri ose rehati këtu në tokë, por në Zotin, ata kishin gjithçka që u nevojitej – dhe Ai premtoi se nuk do t’i linte apo braktiste kurrë, pavarësisht se çfarë u bënin njerëzit në tokë.
Shumica prej nesh sot kanë shumë më tepër pasuri dhe siguri materiale sesa ata besimtarët e hershëm, por kënaqësia është ende e pakapshme. Kjo sepse problemi ka të bëjë me zemrën. Duam pasurinë dhe gjithçka që ajo ofron. Pra, ndërsa Zoti “I cili na jep gjithçka për ta gëzuar” (1 Timoteut 6:17), kënaqësia e vërtetë është e mundur vetëm kur zemra jonë është e vendosur tek Ai dhe jo tek gjërat e kësaj bote. Vetëm ai është shpresa jonë.