Secili të japë si ka menduar në zemër, as me keqardhje, as me detyrim, sepse Perëndia do dhurues të gëzuar. – 2 Korintasve 9:7
Si të krishterë, duhet të jemi bujarë, të japim gjithçka kemi, kurdo që mundemi. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me paratë, mund të japim ndihmë, inkurajim, kohë, talente dhe falje.
Kjo do të thotë që nuk mund të lejojmë egoizmin të na presë rrugën. Shumë njerëz janë dorështrënguar, të ngjitur mbas asaj që kanë dhe të frikësuar për të dhënë. Të tjerët nuk janë dorështrënguar në veprimet e tyre, por janë dorështrënguar në zemrat e tyre, japin sepse ndihen të detyruar, jo sepse vërtet duan të japin.
Por nuk është kështu si Perëndia na thërret të dhurojmë. Letra e dytë drejtuar Korintasve 9:7 na thotë që Perëndia do (gjen kënaqësi, çmon mbi çdo gjë tjetër dhe asnjëherë nuk braktis) dhurues (zemra e të cilëve është tek të dhënit) të gëzuar (të gatshëm për të dhënë). Mendoni pak, kur i japim jetën tonë Perëndisë, gjtihçka që kemi i përket Atij, nuk është më e jona. Duhet të jemi dhënës, të përdorim burimet tona në mënyrën që Ai do.
Jepni me gëzim sot. E kënaq Perëndinë dhe ata që japin me gëzim janë të lumtur, të përmbushur dhe tejet efektivë.
Lutje
Perëndi, unë vendos dhe e bëj qëllim në zemrën time të jem një dhurues i gëzuar. Më trego se si të të jap bujarisht Ty dhe njerëzve në jetën time.