Izraeli në rrezik zgjerimi të konfliktit, raketa dhe nga Siria

Rrezikohet zgjerimi i konfliktit në Izrael. Ushtria izraelite tha se kishte identifikuar disa “sulme me mortaja” nga Siria dhe po reagonte me zjarr artilerie. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, thanë mbrëmjen e kësaj të marte se kishin identifikuar “një numër lëshimesh mortajash nga Siria që synonin të godisnin Izraelin”, të cilat hynë në territorin e tij “dhe me sa duket ranë në zona të hapura”. Ushtria tha se po “përgjigjej me predha artilerie dhe mortajash” që synonin vendet nga kishin nisur lëshimet. “Ka grupe të ndryshme militante shiite të mbështetura nga Irani në Siri, ku ata kanë luftuar përkrah regjimit të Bashar al-Asad në luftën civile të vendit.”-thuhet ne reagimin e Ushtrisë izraelite.

Ndërkohë, koalicioni i kryeministrit, Benjamin Netanjahu ka rënë dakord të formojë një qeveri uniteti me politikanët e opozitës pas sulmit të Hamasit, tha të martën partia e tij në pushtet. Udhëheqësit kryesorë të opozitës, ish-kryeministri Yair Lapid dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz, kishin rënë dakord në parim për t’iu bashkuar një qeverie uniteti pas sulmit të befasishëm të shtunën nga Hamasi. Një takim midis Gantz dhe Netannjahu, ishte planifikuar për të martën, por u shty për të mërkurën. Marrëveshja e partive politike që zakonisht janë thellësisht armiqësore me njëra-tjetrën nënvizon shkallën e krizës pas vrasjes së më shumë se 1,000 izraelitëve në fundjavë dhe kapjen e më shumë se 100 të tjerëve, shkruan Reuters.

Ndërsa, presidenti i SHBA garanton mbështetjen për Izraelin. “Ne do të sigurohemi që shteti demokratik i Izraelit ka aftësinë për të mbrojtur veten e tij sot dhe nesër sikurse e ka pasur gjithmonë.”-deklaroi Joe Biden. Nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan dënoi qartazi sulmet terroriste të Hamas. Ne jemi përkrah Izraelit.”-deklaroi Biden. Pas kësaj deklarate, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, përmes një telefonate e ka falënderuar presidentin amerikan, Joe Biden, për mbështetjen e tij. Duke shtuar se sulmi i Hamasit, ishte një nga sulmet më të këqija ndaj hebrenjve që nga Holokausti. Gjithashtu bëëhet me dije se Shtetet e Bashkuara po diskutojnë idenë e kalimit të sigurt për civilët e Gazës me Izraelin dhe Egjiptin. Këtë e tha këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI