Izraeli dhe Ungjilli

Në pjesën e Torahut të kësaj jave, Jakobi merr zbulesë në lidhje me shpengimin. Shkalla e mbështetur mbi tokë, maja e së cilës prekte qiellin I referohet Mesias, siç mësoi dhe  Yeshua ( Jezusi) tek Gjoni 1:51. Ishte menjëherë pas ëndrrës kur,

“Pastaj Jakobi u nis dhe shkoi në vendin e lindorëve.”

Zanafilla 29:1

Shprehja, “Pastaj Jakobi u nis” është unike. Rashi, komentatori i njohur rabin, e lidh këtë shprehje me marrjen e lajmeve të mira. Ai thekson se ishte pasi dëgjoi lajmin e gëzuar të ëndrrës (Rashi në të vërtetë përdor termin “Ungjill” në komentin e tij) që Jakobi u inkurajua ndaj dhe ky udhëtim u bë më i lehtë, sepse kjo është ajo që shprehja “u nis nënkupton.

Në librin e Isaias, ekziston një varg i njohur,

“Sa të bukura janë mbi malet këmbët e lajmëtarit që sjell lajme të mira që njofton paqen, që sjell lajme të bukura mbi gjëra të mira, që shpall shpëtimin, që i thotë Sionit: “Perëndia yt mbretëron!”. Isaia 52:7

Në të dyja këto pasazhe (Zanafilla 29:1 dhe Isaia 52:7), këmbët përmenden në lidhje me Ungjillin. Është e qartë nga Isaia se fokusi është Ungjilli. Isaia e kthen vëmendjen e tij tek Mesia, veçanërisht në kapitullin vijues, Isaia 53. Pyetja që duhet bërë është “Si lidhet kjo me pasazhin nga Zanafilla?” Megjithëse ëndrra e Jakobit për shkallën lidhet me Yeshua-n dhe veprën e Tij për të bërë një “urë” (shkallë) midis njeriut dhe Perëndisë, si lidhet me Ungjillin ajo që vijon në pasazhet e mbetura të leximit të Torës së kësaj jave? Jakobi po udhëton për qëllimin specifik të martesës dhe të pasurit fëmijë. Nga Parashahi mësojmë se, të 12 djemtë e tij, janë 12 fiset e Izraelit. Njeriu duhet të kuptojë se ekziston një marrëdhënie e natyrshme midis Izraelit dhe Ungjillit – mesazhi i shpëtimit; sepse Vetë Yeshua tha: “Shpëtimi vjen nga Judenjtë” (Shihni Gjoni 4:22).

Në vend që të përpiqemi të mbështesim teologjinë që përpiqet të zëvendësojë Izraelin, duhet të kuptojmë se plani i Zotit për shpëtimin përqendrohet tek Izraeli, si për vendndodhjen ashtu edhe  për popullin. Ndërsa i afrohemi ditëve të fundit, nuk është për t’u habitur që ka një ndërgjegjësim për Izraelin në mbarë botën. Ky vend i vogël dominon lajmet. Konflikti për Tokën ka tërhequr vëmendjen e Kombeve të Bashkuara, Ligës Arabe, Bashkimit Evropian dhe Shtëpisë së Bardhë. Nuk ka dyshim se ndërsa hebrenjtë kthehen në Izrael (tani më shumë se 55% e hebrenjve jetojnë në Izrael) Perëndia po përgatit skenën për të përmbushur profecitë e mbetura. Shpresa ime është se ndërsa këmbët e Jakobit ishin aq të lehta sat ë bënte udhëtimin e tij, edhe ne  të inkurajohemi të udhëtojmë nëpër shkrimet e Profetëve dhe të mësojmë të vërtetën për atë që do të ndodhë së shpejti, në mënyrë që të mos pozicionohemi vetëm aty ku duhet të jemi, por të mbrojmë të vërtetat e Perëndisë dhe të mos flasim kundër asaj që Ai është duke bërë, siç po bëjnë shumë besime të krishtera duke nxitur njerëzit të heqin dorë nga çdo gjë që lidhet me Izraelin.

Një herë mora një email nga një mik, pastori i të cilit foli për nevojën për të mbështetur vendimin e heqjes  të së drejtës së daljes në pension nga të gjitha kompanitë që bëjnë biznes me Izraelin. Ky mik u përpoq të takohej me pastorin për të diskutuar avantazhet (disavantazhet) e këtij veprimi nga pikëpamja biblike. Kur pastori mësoi se anëtari i tij donte të diskutonte këtë çështje, u gëzua  deri sa pa pa që baza e diskutimit do të ishte Shkrimi. Ai e dinte se një vendim i tillë nuk mund të mbështetej biblikisht  dhe për këtë arsye refuzoi të takohej. Ky incident e bëri mikun tim të kuptojë se shumë besime janë të rrënjosura në intelektin e njeriut dhe jo në të vërtetën e Shkrimit.

Ndoshta do të ishte mirë që secili prej nesh të pyeste veten nëse pikëpamjet tona bazohen në intelektin dhe mendjet tona racionale apo në fjalën e Zotit.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Baruch Korman


Free!

REGJISTROHUNI