21 Ditë Agjërim Global për Izraelin (7-28 Maj 2023)

Media 7 ju fton të bashkoheni me mbi 1 milion besimtarë që do të angazhohen në lutje për Izraelin për të paktën 1 orë në ditë për 21 ditë (7-28 maj 2023) për përmbushjen e premtimeve dhe planeve të shpëtimit të Zotit për Jeruzalemin dhe Izraelin.

Agjërimi global 21- ditor për Izraelin, bën bashkë besimtarët nga e gjitha bota të cilët do të luten, personalisht, në shtëpinë e tyre, në zyrën, konviktin apo në kishën e tyre. Ky është një bashkëpunim i disa mijëra shërbesave – duke përfshirë Lou Engle, Jason Hubbard, Mike Bickle. Mbi 1 milion besimtarë do të agjërojnë në mënyra të ndryshme, për t’u lutur për qëllimet e Zotit për Izraelin DHE për t’i kërkuar Atij që të ngrejë 100 milionë ndërmjetës për Izraelin sipas premtimit të Tij në Isaia 62:6 për të “caktuar“, “emëruar” ose “shënuar” në mënyrë sovrane ndërmjetësues që do t’i kujtojnë Zotit premtimet e Tij .

“Mbi muret e tua, o Jeruzalem, kam vendosur roje ; ata kurrë nuk do të heshtin gjithë ditën dhe gjithë natën. Ju (ndërmjetësues) që e kujtoni Zotin, mos pushoni për veten tuaj; 7 Dhe mos i jepni prehje derisa ta bëjë Jeruzalemin një lavdi në tokë [në kthimin e Jezusit]. (Isa. 62:6-7)

Mike Bickle, themeluesi i Shtëpisë Ndërkombëtare të Lutjes me seli në Kansas, një organizatë ungjillore misionare që është e angazhuar në lutje 24 orë në 7 ditë të javës tregon për këtë nismë: “Imagjinojeni pak, kjo është hera e parë në histori që 1 milion njerëz do të luten dhe agjerojnë për Izraelin për 21 ditë në orare të ndryshme. Kjo ngjarje në vetvete është unike.  Psalmi 102 flet për  një kohë favori mbi Izraelin. Po për një kohë favori thuhet tek Psalmi 102:13. Psalmi 102:18 thotë se  Kjo do të shkruhet për brezin e ardhshmëm. Të dashur motra e vëllezër kjo është koha e duhur. Ky agjerim 21- ditor besoj se do të jetë  një ngjarje mbarëbotërore si ajo e Esterit, e një rëndësie të madhe  para momentit përfundimtar ashtu si Esteri bëri, kur të shkojmë para Mbretit, për një kohë si kjo e çlirimit dhe shpëtimit të Izraelit. Ky agjerim  është i rëndësishëm për shkak të ngjarjeve të fundit që po ndodhin në Izrael gjatë muajit Prill dhe Maj të këtij viti.”

Bashkohuni dhe ju me ndjekësit e Media 7 duke u bërë pjesë e kësaj lëvizjeje globale për të ndërmjetësuar për Izraelin dhe Jeruzalemin. Na ndiqni ditët në vazhdim ndërsa ndajmë me ju më shumë informacion dhe kërkesa lutjeje.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI