Jo shumë kohë më parë isha në një udhëtim me avion. Gruaja që ishte ulur afër meje po lexonte. Teksa vështroja librin, lexova “Ul tolerancën ndaj stresit.” Qesha me vete. Nëse do të kisha më pak tolerancë ndaj stresit, do të stresohesha vetëm nga fakti që zgjohesha në mëngjes! Autorja ka dashur të thotë “Ul nivelin e stresit”. Fjalët që kishte përzgjedhur më bën të qeshja.
Jeta sot lëviz me një ritëm shumë të shpejtë. Stresi nuk mund të mënjanohet plotësisht. Shkenca ka zbuluar se stresi ndikon tek kromozomet e trupit dhe të plak. Studiuesit kanë parë se stresi i vazhdueshëm u shkakton telomereve që gjenden në qelizë, të zvogëlohen. Kur një telomere bëhet shumë e shkurtër, qeliza nuk ndahet më dhe vdes.
Sa më i lartë ekspozimi ndaj stresit, aq më të shkurtër bëheshin telomerët dhe aq më të vjetra qelizat e trupit. Po ata që nuk i mendonin jetët e tyre si stresuese? Duket se stresi nuk shkaktonte aq shumë plakje tek ta. Drejtori i projekti studimor u shpreh, “Nuk ka rëndësi sa shumë stres ke, por mënyra se si e menaxhon.”
Studimi u referohej njerëzve që jetonin mirë edhe pse ishin 80 apo 90 vjeç. Ata e kishin menaxhuar stresin si duhet: me anë të sporteve, lojërave, humorit, optimizmit. Ata kishin pasur një ndjesi qëllimi e miqësi të ngushtë. Këta njerëz kishin dëgjuar muzikë, kishin kërkuar kuptimin e jetës dhe ishin lutur.
Kur e lexova këtë listë, nuk mund të mos mendoja për atë që Pali u tha Filipianëve “Sė fundi, vėllezėr, tė gjitha gjėrat qė janė tė vėrteta, tė gjitha gjėrat qė janė tė ndershme, tė gjitha gjėrat qė janė tė drejta, tė gjitha gjėrat qė janė tė pastra, tė gjitha gjėrat qė janė tė dashura, tė gjitha gjėrat qė janė me famė tė mirė, nėse ka ndonjė virtyt dhe nėse ka ndonjė lėvdim, kėto mendoni… dhe Perėndia i paqes do tė jetė me ju” (Filipianëve 4:8-9)
Një marrëdhënie e ngushtë me Perëndinë, është mënyra më e mirë, për të larguar të gjithë stresin që kemi.