Në shoqërinë moderne, radiot janë një  teknologji e zakonshme. Radion sot mund ta kesh  në makinë dhe në shtëpi. Në fakt, në ditët e sotme do të ishte e vështirë të gjeje qoftë edhe njeri që nuk ka dëgjuar, parë, ose përdorur një radio në jetën e tij. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Para shekullit të 19-të, komunikimi  me valë i radios konsiderohej vetëm një fryt i fantazisë. Edhe pas zhvillimit të radios në fund të viteve 1800, u deshën shumë vite para se radiot të përhapeshin dhe të ktheheshin në një pajisje që ndodhej në çdo shtëpi.Historia e radios është  një histori tërheqëse që ndryshoi mënyrën se si bota ndërlidhej dhe komunikonte  në distanca  të vogla dhe ato shumë të largëta.

Pyetja se kush e shpiku radion, ka qenë vazhdimisht e shoqëruar me polemika. Në 1893, shpikësi Nikolai Tesla, demonstroi një radio me valë  në St Louis, Misuri. Pavarësisht nga ky demonstrim, është Guglielmo Marconi i cili konsiderohet si babai dhe shpikësi i radios, kjo  sepse atij i ishte dhënë patenta e parë për telekomunikacionin e pateltë, në Angli në vitin 1896. Më 12 dhjetor , 1901, vendi i Marconit në historinë e radios u vulos përgjithmonë kur u bë personi i parë që arriti të transmetonte sinjale përmes Oqeanit Atlantik.

Para dhe gjatë Luftës së Parë Botërore

Para viteve 1920, radio u përdor kryesisht për të kontaktuar anijet që ishin në det. Komunikimet me radio u arritën zakonisht nga përdorimi i mesazheve të kodit Morse. Ky ishte një përfitim i madh për anijet që gjendeshin në ujë, veçanërisht gjatë situatave emergjente. Me Luftën e Parë Botërore rëndësia e radios u bë e dukshme dhe dobia e saj u rrit ndjeshëm. Gjatë luftës, ushtria e përdori pothuajse ekskluzivisht dhe u bë një mjet shumë i çmueshëm në dërgimin dhe marrjen e mesazheve tek forcat e armatosura.

Radio dhe vitet 1920

Në vitet 1920, pas luftës, radiot filluan të rriteshin në popullaritet, dhe në mesin e civilëve. Në të gjithë SHBA-në dhe në Europë, stacionet e transmetimit  në Pitsburg, Pensilvani dhe British Broadcasting Company  në Angli, filluan të shfaqen. Në vitin 1920, kompania Westinghouse aplikoi dhe mori një licencë radiotelevizive, e cila lejoi krijimin e radio stacionit të parë  të licencuar zyrtarisht nga qeveria. Ishte po ashtu kompania Westinghouse e cila filloi reklamimin e shitjes së radiove për publikun.

Lufta e Dytë Botërore dhe ndryshimet pas luftës

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, radio  pati një rol të rëndësishëm si për Shtetet e Bashkuara dhe  për Mbretërinë e Bashkuar. Me ndihmën e gazetarëve, radio transmetoi lajmin e luftës për publikun. Ishte gjithashtu një mjet me anë të së cilit mund të propagandohej dhe u përdor nga qeveria për të fituar mbështetjen e publikut. Në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë kësaj periudhe radio u bë burimi kryesor i informacionit pas mbylljes së stacioneve televizive. Mënyra në të cilën u përdor radio gjithashtu ndryshoi botën pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa ishte një burim argëtimi,sepse sillte programeve të ndryshme, radio me kalimin e kohës filloi të transmetonte më shumë nga muzika e kohës. “Top 40″,  këngët më të mira në muzikë, u bë një program mjaft popullor dhe audienca  kaloi nga familjarët, tek adoleshentët dhe personat deri në 35 vjeç.  Muzika dhe radio rritën popullaritetin e tyre , derisa u bënë sinonim me njëra-tjetrën. Stacionet e radios FM, që kishin cilësinë më të mirë të tingullit,  filluan të zëvendësonin stacionet AM origjinale, dhe forma të reja të muzikës, si rock and roll, filluan të transmetohen.

E tashmja dhe e ardhmja e radios

Sot, radioja është zhvilluar shumë më tepër nga sa  Tesla ose Marconi mund të kishin imagjinuar ndonjëherë. Radiot tradicionale dhe transmetimet në radio janë bërë një gjë normale e të tashmes sonë. Radio  ka evoluar në mënyrë të vazhdueshme  në  radio satelitore dhe po ashtu sot stacionet e radios mund t’i dëgjojmë edhe në internet. Radiot gjenden jo vetëm në shtëpitë tona , por ato gjithashtu  nuk mungojnë në automjetet tona. Përveç muzikës, programet e folura të radios arrijnë gjithashtu shumë njerëz. Teatri i mendjes ende dëshirohet dhe pëlqehet për shkak të përjetimeve unike që krijon tek gjithsecili dëgjues.

 

 

 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI