Hiri është i çmuar!

Edhe pse na është kërkuar të nderojmë Perëndinë, ne kurrë nuk duhet t’i frikësohemi Atij në të njëjtën mënyrë siç kemi frikë nga gjërat që na tmerrojnë. Zoti është dashuri dhe dashuria e Tij për ne është e pakushtëzuar. Edhe pse nuk e meritojmë, Zoti na jep  lirisht hirin e Tij.

Megjithatë, kush e di sa herë kur kemi më shumë nevojë për Zotin, përfundojmë duke u ndjerë sikur Ai na fshihet. Por e vërteta është komplet ndryshe! Edhe kur rrëzohemi përtokë për shkak të mëkatit, Zoti nuk na e kthen shpinën. Në fakt, Ai bën pikërisht të kundërtën – i hap krahët dhe na bën shenjë që të shkojmë tek Ai.

Ne duhet të kuptojmë një parim në lidhje me hirin: Nuk është kartmonedhë që e mbajmë në xhepa, duke e shpenzuar sipas dëshirës sa herë që mëkatojmë. Përkundrazi, hiri i Perëndisë është i çmuar sepse Jezu Krishti pagoi sakrificën e përjetshme për të gjitha mëkatet tona – në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Vdekja e tij në kryqin e Kalvarit bëri të mundur që ne të përjetonim shpëtimin e përjetshëm vetëm me anë të hirit.

Është e pamundur të fitosh hirin e Zotit. Si njerëz të rënë, sigurisht që nuk e meritojmë mëshirën e Tij, megjithatë Ai hap dritaret e qiellit dhe derdh hirin e Tij mbi ne.

Ndërsa rritemi në marrëdhënien tonë me Jezu Krishtin, do fillojmë të kuptojmë se Ai me të vërtetë kujdeset për ne. Gjithashtu  mësojmë se Ai dëshiron të ketë një marrëdhënie intime me ne. Në vend që të jetojmë nën frikën e Tij, na jepet mundësia të jemi bij të Mbretit të mbretërve. Me kalimin e kohës, do të kuptojmë se Ai do që të futemi në vendin e Tij të fronit, ku hiri mbulon të gjithë ata që hyjnë në praninë e Tij.

Lutje: Zot, më jep besim që të vij tek Ti kur mëkatoj, duke e ditur që Ti sërish më do. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

“Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë,” (Efesianëve 2:8).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI