Pashka është një festë e rëndësishme për këdo në kishë. Sigurisht nuk mungon as muzika për të shoqëruar këto ngjarje të rëndësishme që kanë ndryshuar historinë e njerëzimit. Ju njohim me disa himne tradicionale të Pashkës dhe historitë e tyre.
1. Christ the Lord is Risen Today (Krishti Zoti u ringjall sot) NCC Worship
Është një himn klasik i Pashkës nga një autor i njohur himnesh Charles Wesley. Për herë të parë kënga u publikua në një përmbledhje nga John dhe Charles Wesli titulluar Himne dhe Poema të shenjta e vitit 1739. Kënga ka pësuar shumë pak ndryshime që prej asaj kohe.
Charles Wesley ka shkruar një himn lavdërimi për fuqinë e Krishtit. Himni fillon me qiellin dhe tokën që këndojnë lavdërime për Krishtin që ka fituar betejën dhe ka mposhtur vdekjen. Lavdërimi vazhdon në strofën e dytë ku Wesley i drejtohet Krishtit si ‘dashuria’ dhe ‘shpengimtari’. Ai citon letrën e apostullit Pal drejtuar Korintasve (15:55) ku Pali përqesh vdekjen: “O vdekje, ku është gjemba jote? O ferr, ku është fitorja jote?” Strofa e radhës i përgjigjet pyetjes dhe na kujton se ne kemi të njëjtën fuqi nëse ndjekim Krishtin.
2. Christ Arose (Krishti u ringjall)
Krishti u ringjall ka qenë një himn madhështor besimi për më shumë se 100 vjet. Kur këndohet sikurse është menduar, vargjet çojnë drejt një refreni triumfues, kur shpallet ringjallja. Gjatë sezonit të Pashkës së vitit 1874, një mbrëmje ndërsa Robert Louri po kalonte një kohë përkushtimi duke parë ngjarjet e lidhura me ringjalljen e Krishtit, lexoi vargjet nga Luka 24:6-7 “Ai nuk është këtu sepse është ngritur.” Shpejt e gjeti veten ulur pranë pianos në sallonin e shtëpisë së tij. Dhe në mënyrë spontane shkroi këngët dhe kompozoi muzikën e këngë Krishti u ringjall duke shprehur mendimet që kishte në kokë atë natë. Himni u publikua një vit më vonë dhe ka mbetur një këngë frymëzuese për të krishterët që prej asaj kohe.
3. How deep the Father’s Love for us? (Sa e madhe dashuria e Perëndisë për ne?)
Përgjatë viteve shumë artistë e kanë kënduar këtë këngë. Kënga tregon se si Perëndia na deshi kaq shumë sa dha Birin e tij të vdiste në vendin tonë. Vargu i fundit i këngës tregon për bukurinë e Pashkës: “Mëkati im e mbajti Jezusin në kryq, derisa gjithçka përfundoi. Frymëmarrja e tij e fundit më dha jetë. Unë e di, po ka përfunduar.”
Stuart Taunsend është një drejtues adhurimi britanik, ai ka shkruar himne por dhe këngë bashkëkohore adhurimi. Thellësia e këngës vjen nga vargjet tek Efesianëve 3:14-19 ku Pali thotë: Për këtë arsye unë po i ul gjunjët e mi përpara Atit të Zotit tonë Jezu Krisht, nga i cili merr emër çdo familje në qiejt dhe mbi tokë, që t’ju japë, sipas pasurisë së lavdisë së vet, të forcoheni me fuqi nëpërmjet Frymës të tij në njeriun e përbrendshëm, që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të besimit, që, të rrënjosur dhe të themeluar në dashuri, të mund të kuptoni me të gjithë shenjtorët cila është gjerësia, gjatësia, thellësia dhe lartësia, dhe ta njihni dashurinë e Krishtit që tejkalon çdo njohuri, që të mbusheni me tërë plotësinë e Perëndisë.
Himni prekës tregon për dashurinë e madhe të Perëndisë për ne, ndaj kënga na kujton se plagët e tij kanë paguar çmimin e shpengimit tonë.
4. Blessed Redeemer (Shpengues i bekuar) Casting Crowns
Kjo është një këngë e cila reflekton vuajtjen që Jezusi përjetoi në kryq. Vargjet më të preferuara janë: Shpengues i Bekuar, Shpengues i Bekuar, më duket se arrij ta shoh në kryq. I plagosur dhe i gjakosur duke u lutur për mëkatarët. I verbër dhe i përçmuar, duke vdekur për mua.
Harry Dixon Loes ( 1982-1965), një student i muzikës në Çikago, ishte kaq i inspiruar nga një predikim që kishte dëgjuar e që titullohej “ Shpengues i Bekuar” saqë ai arriti të shkruante një melodi që mendoi se do të ishte e përshtatshme për një himn me të njëjtin emër. Loes, pas kësaj e dërgoi këtë melodi mikeshës të tij, Avis Christiansen ( 1895-1985), e cila kompozoi tekstin për këngën.
Avis u inkurajua nga gjyshja e saj e perëndishme dhe ajo shkroi poemën e saj të parë në moshën 10 vjeçare. Më pas, në një mëngjes së Diele në kishë ajo dëgjoi një këngë të re nga Harry Loes dhe Perëndia e kujtoi atë për talentin që Ai i kishte besuar asaj. Ajo u drejtua menjëherë në shkrimin e poezive, të cilat më vonë u shndërruan në himne.
Ky himn i vjetër ka qenë gjithmonë një ndër të preferuarit. Shumë shpesh, këndohet për shkak të mesazhit të fuqishëm që ka si këngë. Ajo kujton sakrificën kaq të mrekullueshme që Krishti bëri në kryq. Dhe në mënyrë të veçantë më pëlqen shumë dëshmia në vargun e fundit “ O sa shumë e dua Atë, Shpëtimtar dhe Mik, Si mund të ndalen ndonjëherë lavdërimet e mia për Të. Përmes viteve që nuk numërohen në bregun e Parajsës, gjuha ime do ta lavdëroj Atë përgjithmonë”
Sa gëzim është që të mund të shohim drejt asaj dite të mahnitshme. Bashkohu me mua në të vërtetën e këtyre vargjeve këtë javë.
5. Hope’s Song (Kënga e Shpresës) Rebecca St James
Kjo këngë, e cila është performuar nga Rebecca St. James, është në një pjesë të serialit për fëmijë “ Veggie Tales Movie” tek “ Një këngë për Pashkë”, por kjo këngë nuk është vetëm për fëmijë. Kënga tregon historinë e jetës së Jezusit në tokë , nga lindja deri në vdekje dhe ringjalljen e tij. Vargu i fundit është i gjithi për Pashkën “Ai vdiq për ne për të na dhënë jetën, dhe për të na dhënë shpresë ai u ngrit.”
6. Outrageous Love (Dashuri ekstreme) Noel RObinson
Kjo është një këngë e cila fokusohet në dashurinë e Perëndisë. Në dashurinë e tij që nuk njeh kufij- kjo është e gjithë arsyeja që fshihet pas Pashkës. : “ Dashuri ekstreme. Duhet të dish që nuk ishin gozhdët që e mbajtën atë në kryq.
7. Crown Him with Many Crowns (Kurorëzoje me shumë kurora) Chris Tomlin
Ky është një himn i cili daton në mesin e viteve 1800, por është i vlefshëm edhe sot, njësoj si në ditët kur është shkruar, sepse flet mbi madhështinë e Zotit Jezus. Vargjet flasin për kurorëzimin e Jezusit, “Zotin e jetës”, “Zotin e paqes” dhe “Zotin e dashurisë”. Kjo është një këngë e mrekullueshme që është e përshtatshme për çdo periudhë të vitit, por bëhet edhe më e veçantë për Pashkë.
Himni tradicional “ Crown Him with Many Crowns” ( Kurorëzoje me shumë kurora) është kompozuar nga Matthew Bridges në moshën 48 vjeçare. Chris Tomlin ka thënë për revistën “Worship Leader” se ai dëshironte që ta rikthente këtë himn të vjetër për brezat më të rinj. Këngëtari shtoi se, kur ai jep mësim mbi shkrimin e këngëve, ai gjithmonë e përmend vargun e dytë të himnit: “Vëreni sesi melodia hyjnore mbyt të gjitha meloditë e tjera.”