Hapa drejt vetë-disiplinimit!

Prandaj unë kënaqem në dobësi, në fyerje, në nevoja, në përndjekje, në ngushtica për shkak të Krishtit, sepse, kur jam i dobët, atëherë jam i fuqishëm. 2 Korintasve 12:10

Kur ai ishte fëmijë, nuk ishte disiplinuar kurrë. “Dashuria është gjithçka për të cilën ka nevojë një fëmijë,” thoshte nëna e tij, duke shtuar: “Kur të rritet, do të mësojë se çfarë të bëjë.” Në klasë, ai zihej me shokët e klasës dhe i kthente fjalën mësueses. Në gjimnaz ai sillte birrë në shkollë, si pasojë e të cilës u pezullua. Në universitet ai u kap duke kopjuar në provim por nuk u mor asnjë masë zyrtare.

Ai nuk mund të mbante një punë sepse nuk mund të çohej nga krevati në mëngjes. Kur u martua, ai nuk mund t’i thoshte dot jo borxheve në kartën e kreditit ose grave të tjera. Ai dështoi në martesë, në biznes, dhe në jetë. Një shkak për dështimet që është në jetën e miliona njerëzve është mungesa e disiplinës. Është problem i të gjithëve në këtë epokë ku njerëzit janë përtacë, ushqimeve të shpejta, marrëdhënieve pa përkushtim dhe kuptim.

Shumë njerëz, ndoshta përfshirë edhe ju, nuk e kanë shumë të theksuar këtë problem, por prapë në zemrat e tyre ata e dine se kanë nevojë për më shumë discipline. Për atë lloj discipline që ju bën të hani shëndetshëm, të çoheni kur duhet, të siguroheni që fëmijët tuaj po mësojnë zakone të mira, dhe të mos shpenzoni më para kur nuk ka. Tingëllon mirë, apo jo? Si mund ta zhvilloni disiplinën personale? Udhëzimet e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të mësoni disiplinën personale.

Udhëzimi #1: Bëni hapat e vegjël në fillim. Kur ai zë brenda jush thotë: “Vetëm një herë nuk prish punë !”, ju duhet të merrni veprime të shpejta dhe vendimtare. Ngrënia e tre çokollatave që peshojnë vetëm disa gram mund t’ju shtojnë ju kile në vende që do t’ju bëjnë të shkoni në plazh me bluzë në vend të rrobave të banjës. Në vend të një ëmbëlsire, zgjidhni një banane. Përpikmëria është gjithashtu një çështje disipline. Kur jeni me vonesë, është si të thoni “Të gjithë ju që jeni në këtë mbledhje nuk jeni aq të rëndësishëm sa mua, prandaj mund të më prisni. ” Vendosni dy alarme. Praktikimi i disiplinës në gjërat e vogla jep rezultate edhe në gjërat e mëdha.

Udhëzimi #2: Jepini shpjegime dikujt. Kjo është forca e grupeve të vogla, qofshin këta të alkoolizuar anonim, persona që duan të humbasin peshë, ose një grup i vogël lutjeje me të cilin takoheni një herë në javë. Kjo do të thotë se ju duhet të jeni të gatshëm të lejoni dikë t’ju shohë në sy dhe t’ju bëjë pyetje të vështira. “A e keni mbajtur dietën këtë javë? Çfarë lexoni në mëngjes? A ishit në kohë çdo ditë të kësaj jave?” Këto mund të jenë të vështira, por janë të nevojshme.

Udhëzimi #3: Duhet të kuptoni se zhvillimi i vetë disiplinës është në përputhje me atë që Zoti do që ju të bëni. Qëllimet që janë në përputhje me qëllimet e Perëndisë për jetën tuaj sjellin gjithashtu forcën dhe ndihmën e Perëndisë për dobësitë tuaja. Pali i shkroi Korintasve: ” Prandaj unë kënaqem në dobësi, në fyerje, në nevoja, në përndjekje, në ngushtica për shkak të Krishtit, sepse, kur jam i dobët, atëherë jam i fuqishëm ” (2 Korintasve 12:10). Kjo do të thotë se ju mund të gjeni force nëpërmjet lutjeve, dhe të gjeni shpresë se gjërat do të bëhen më mirë. Parimi i  Filipianëve 4:13 është i vlefshëm. Ai citon Palin duke thënë: “Unë mund të bëj gjithçka nëpërmjet Krishtit që më fuqizon.”

Një nga nevojat tona më të mëdha në jetën tonë personale sot është nevoja për disiplinë. Disiplina është çelësi drejt suksesit dhe mund t’ju ndihmojë të përmbushni vullnetin e Perëndisë për jetën tuaj.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI