Duke qenë i bindur për këtë, se ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit. – Filipianëve 1:6
Kur unë flas për shërimin e plagëve emocionale, më pëlqen të mbaj disa lidhëse këpucësh me ngjyra të ndryshme të lidhura bashkë në një lëmsh. I them audiencës: “Kështu jeni ju kur sapo keni nisur procesin e transformimit me Perëndinë. Jeni të lidhur si ky lëmsh. Çdo nyje përfaqëson një problem të ndryshëm në jetën tënde që është zhvilluar përmes gjërave që keni kaluar. Zgjidhja e nyjeve dhe drejtimi i problemeve mund të marrë shumë kohë dhe përpjekje, ndaj mos u dekurajoni nëse gjërat nuk ndodhin të gjitha njëherësh.”
Nëse dëshironi të merrni shërim dhe të vini në zonën e plotësisë, duhet të kuptoni që shërimi është proçes. Lejojeni Zotin të merret me ju dhe me problemet tuaja sipas mënyrës së Tij dhe në kohën e Tij. Pjesa juaj është të bashkëpunoni me Të në çfarëdo zonë që Ai zgjedh të fillojë punën me ju.
Në shoqërinë tonë moderne, të menjëhershme, ne presim që gjithçka të jetë e shpejtë dhe e lehtë. Zoti nuk është kurrë me nxitim, dhe Ai kurrë nuk heq dorë. Ndonjëherë mund të duket sikur nuk po bëni fare progres. Kjo ndodh sepse Zoti po zgjidh nyjet e tua njërën pas tjetrës. Gjatë procesit, ne jemi duke mësuar t’i besojmë Perëndisë, dhe po zhvillojmë një marrëdhënie të ngushtë me Të. Perëndia gjithmonë e përfundon atë që Ai nis, dhe ju do të shikoni lirinë dhe fitore në jetën tuaj!
Mos u dorëzoni!