Nga:

Guxo të jesh ndryshe!

apple similar different Dollarphotoclub 2454037 e1424197917144A je lodhur duke luajtur lojëra, duke vendosur maska, apo duke u përpjekur që të jesh dikush tjetër në vend se të jesh vetja jote? A nuk do të pëlqente që të kishe lirinë që të të pranonin për atë që ishe, pa pasur presionin që të jesh dikush që as nuk di se si mund të jesh? A do të  pëlqente që të mësoje se si të përqafoje veçantinë  tënde  dhe t’i rezistoje tërheqjes për të qenë si gjithë të tjerët?

Zoti e dinte se çfarë po bënte kur të krijoi Ty. Ti je një individ unik- Perëndia të krijoi në mënyrën që je! Është koha që ne të kemi guximin të pranojmë veten tonë si të ndryshëm dhe të ndalojmë së qeni të pasigurt mbi atë se çfarë jemi!

Ji i guximshëm

Nëse do që të tejkalosh pasiguritë e tua dhe të jesh personi që Zoti të ka thirrur të jesh, ti duhet të kesh kurajën të jesh ndryshe. Mungesa e lumturisë dhe frustrimi ndodhin kur ne refuzojmë të jemi unikë dhe përpiqemi të bëhemi si të tjerët. Nëse do të jesh i suksesshëm duke qenë vetvetja, atëherë të duhet që të kuptosh se nuk duhet të marrësh hapa për të qenë si dikush tjetër.  Duhet të pyesësh veten “A jam unë një njeri që dua të kënaq njerëzit apo Zotin?

Kush e vendos vlerën tënde?

Të bëhesh një njeri që kënaq të tjerët është një nga gjërat më të thjeshta që ne mund të bëjmë… por kjo  mund të na bëjë thellësisht të palumtur. Kur nisim të kënaqim të tjerët, ne fillojmë të dëgjojmë komente që na bëjnë të ndihemi mirë me veten.  Kjo është në rregull deri në pikën sa nuk varemi prej këtyre  fjalëve për të vendosur vlerën tonë.  Njerëzit janë shumë të paqëndrueshëm dhe ne nuk mund të vendosim vlerën tonë duke dëgjuar opinionet e tyre mbi veten. Ne kemi vlerë sepse Perëndia thotë që kemi vlerë- jo për shkak të asaj çfarë njerëzit mendojnë apo thonë për ne.

Ata që kërkojnë të kënaqin të tjerët, lejojnë të tjerët që të kontrollojnë jetën e tyre, në mënyrë që të fitojnë pranimin nga të tjerët dhe  vlerësimin. Por Perëndia nuk dëshiron që ne të manipulohemi lehtësisht apo të kontrollohemi nga të tjerët. Nuk duhet të lemë që opinionet e njerëzve të kontrollojnë veprimet tona.

Të ecësh në dashuri

Njëkohësisht ne duhet të ecim në dashuri. Ne nuk mund të bëjmë  gjithçka që duam të bëjmë, në kohën kur duam ta bëjmë, pa u kujdesur aspak për ndjenjat e të tjerëve. Ne nuk mund të themi,

“ Unë kam për ta bërë këtë dhe nëse ty nuk të pëlqen, punë e madhe-ky është problemi yt!” Bibla na urdhëron që t’i duam të tjerët dhe dashuria nuk sillet në atë mënyrë. Megjithatë, ne nuk duhet të lejojmë që njerëzit të na manipulojnë, apo të na kontrollojnë deri në pikën kur ne nuk do të jemi të lirë që të jemi ata që jemi. Nëse e bëjmë diçka të tillë, ne gjithmonë do të përpiqemi që të jemi personi që ne mendojmë se të tjerët presin nga ne.

Thyej akullin

Bota( ata që ne njohim dhe me të cilët përballemi përditë, siç mund të jetë familja, miqtë, njerëz të lagjes , madje edhe të kishës) është duke u përpjekur vazhdimisht që ne të jemi në përputhje me  imazhin e saj. Fjala përputhje do të thotë “ të jesh i ngjashëm në formë ose në karakter, të sillesh sipas mënyrave apo zakoneve” Romakët 12:2 thotë,  Dhe mos u konformoni me këtë botë ( këtë epokë ) por transformohuni ( ndryshoni) me anë të ripërtëritjes( totale) së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.

Njerëzit gjithmonë do të duan të na bëjnë pjesë të kutizës së tyre të mendimeve, kjo për shkak edhe të pasigurive të tyre.  Nëse dikush tjetër bën të njëjtën gjë si ta, atëherë kjo i  bën të ndihen mirë për atë çfarë po bëjnë. Shumë pak njerëz e kanë aftësinë që të jenë kush janë në të vërtetë. A mund ta imagjinoni se sa e këndshme do të ishte bota nëse të gjithë do ta bënin këtë?  Çdo person do të ishte i sigurt mbi atë çfarë është dhe do t’i lejonte të tjerët të ishin ashtu siç janë. Ne nuk do të përpiqeshim që të bëheshim imitimi i njëri-tjetrit.

Ne jemi unikë për një qëllim

Zoti dëshiron të na marrë ne, me të gjitha  dobësitë dhe paaftësitë tona, e të na transformojë,  duke punuar me ne nga brenda jashtë, që ne të mund të bëjmë diçka shumë të fuqishme  në këtë tokë. Nëse duam që t’i kalojmë pasiguritë dhe të kemi sukses në të qenit vetvetja, ne nuk mund të vazhdojmë të kemi frikë,mbi atë se çfarë mendojnë gjithë të tjerët. Nuk mund të lejojmë që të tjerët të na fusin në kutinë e tyre të të menduarit. Ne jemi ndryshe! Ne jemi unikë! Zoti na krijoi kështu, për të përmbushur qëllimin e Tij këtu mbi tokë.

 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

  1. Pershendetje Radio 7,

    ju falenderoj nga zemra per fjalet e ketij programi dhe ne pergjthesi.
    Doja te dija, nese ka mundesi qe te degjohen mesimet e Joyce Meyer edhe ne Juglindje te Shqiperise, si psh: Pogradec.

    Falenderoj Perendine per ju. Ju jeni pjese e shoqerise sime te mengjesit para se te nisem ne pune.

    Ju uroj bekimet e Perendise ne kete sherbese teper te cmuar.

    Mire u degjofshim,
    Motra juaj ne Krishin Jezus, Linda

    1. Përshëndetje Linda. Të falenderojmë që na ke shkruar edhe që na ndjek vazhdimisht. Kjo na motivon edhe më shumë. Sa i përket programit të Joyce që transmetohet në radio, ne nuk kemi frekuenca në Pogradec, por mund ta dëgjosh atë lehtësisht online në faqen tonë, pavarësisht se ku ndodhesh.
      Të përshëndesim dhe të urojmë gjithë të mirat.
      Bekime, Dena!

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI