Paketimi – madje edhe për një udhëtim të shkurtër që zgjat vetëm një fundjavë – varet kryesisht nga moti dhe aktivitetet që prisni të angazhoheni në destinacionin tuaj. Nëse jeni duke shkuar larg për tre ditë ose më pak, është e mundur që ti mblidhni gjithçka që ju nevojitet në një të valixhe të vogël. Nëse ju do të shkoni me avion në destinacionin tuaj, shumica e linjave ajrore kërkojnë që lartësia, gjerësia dhe thellësia e valixhes të jenë brenda kërkesave të tyre. Pra, zgjidh një valixhe të përshtatshme dhe fillo me paketimin.
Për çdo udhëtim
Kudo që je duke shkuar, janë disa gjëra që na duhen gjithmonë me vete. Të tilla janë veshjet, pizhamet e gjumit, furça dhe pasta e dhëmbëve, deodoranti. Gjithashtu mund t’u duhen edhe produktet e përkujdesjes se flokëve ose lëkurës qe përdorni ne përditshmërinë tuaj. Nëse jeni duke ndjekur një mjekim, kujdesuni qe te merrni medikamentet me vete. Gjithashtu sigurohuni që të merrni një aparat, një orë me alarm të përshtatshme për udhëtim, karikuesët e telefonave. Ndoshta mund të preferoni që të keni edhe një libër që do t’u shërbejë si guidë turistike, ose mund të printoni materiale nga interneti. Dhe GPS-te portabël mund t’u ndihmojnë gjatë udhëtimit.
Për një udhëtim në qytet
Nëse planet tuaja të fundjavës përfshijnë një vizitë duke parë pamjet e një qyteti si psh Tirana, Korca, Durrësi etj, si fillim shikoni parashikimin e motit në atë qytet. Nëse do ta vizitoni në dimër një nga këto qytete, sigurohuni të jeni të përgatitur për erën, të ftohtin dhe borën, në varësi se ku ju jeni duke shkuar. Kontrolloni parashikimin e motit para se të niseni nga shtëpia. Merrni këpucë të rehatshme, para për taksitë , dhe një veshje të këndshme për të shkuar jashtë në një restorant apo bar.
Nëse shkoni për ski
Nëse vendosni të shkoni për ski, sigurohuni që të jeni të veshur siç duhet. Të duhet që të kesh me vete bluza me mëngë të gjata, xhup të përshtatshëm për ski, çorape të posaçme dhe dorashka. Nëse i ke vetë pajisjet që nevojiten për ski, mos harro t’i marrësh me vete të gjitha gjërat e nevojshme. Kujdesu që të kesh disa nga të gjitha llojet e veshjeve, merr me vete më shumë çorapë, pantallona xhins të rehatshme, ose tuta që do t’u lejojnë të ndiheni rehat, kur dita juaj e skive të ketë mbaruar.
Nëse rruga është e gjatë
Nëse zgjidhni një udhëtim i cili do të zgjasë, sigurohu që të veshjet e tua të jenë të rehatshme dhe që ke veshje të mjaftueshme për t’u ndërruar sapo të jesh në vendmbërritje . Ndoshta do të duash që të dalësh në mbrëmje dhe të duhet një tjetër lloj veshje. Gjithashtu mos harro të marrësh çelësin ekstra të makinës, një ftohës për ushqimet ose pijet dhe kutinë e ndihmës së shpejtë. Librat audio, shishet me ujë, xheli antibakterial për duart, vaktet e paketuara, një qese për të grumbulluar mbeturinat , hartat dhe GPS janë gjithashtu ndihmë e vlefshme për rrugëtimin tuaj.