Shoqëria jonë është e mbushur me pakënaqësi. Pse? Sepse kultura jonë na ka mësuar se ne jemi epiqendra e jetës sonë – se gjithçka duhet të rregullohet rreth çfarëdo lloj teke apo kënqësi që buron nga zemrat tona. Por, miqtë e mi, zemrat tona janë mashtruese (lexoni Jeremia 17:9). E vërteta është se gëzimi më i madh gjendet vetëm te Krijuesi hyjnor i universit – vetëm në madhështinë e pafund dhe të përjetshme.

Si të krishterë, ne duhet të ruhemi nga qëndrimi i rrezikshëm i pakënaqësisë që përhap kultura jonë. Kur ankohemi kundër vullnetit të Zotit për jetën tonë, e mbysim gëzimin e Zotit, e shpërfillim bukurinë e shpëtimit tonë dhe nuk i besojmë dorës sovrane, të dashur të Perëndisë. Kur ankohemi, i tregojmë botës se po përpiqemi të jetojmë në mënyrën tonë, duke u mbështetur në forcën dhe mençurinë tonë. Por ky qëndrim vetëm sa e dobëson besimin tonë dhe na bën dëshmitarë të paefektshëm për Krishtin. Jobesimtarët do të shikojnë ankesat tona dhe do të mendojnë, “Kush do që të jetë kaq i pakënaqur? Jam më mirë kështu siç jam.”

Perëndia na krijoi për gjëra më të mëdha se ankesat—Ai na bëri të reflektojmë lavdinë e Tij—virtytin, dashurinë, drejtësinë e Tij dhe shumë e më shumë! Sot, gëzohuni për qëllimin që Zoti ka për ju. Kështu, do të ngriheni mbi sprovat dhe vuajtjet dhe do të çoni dritën e jetës tek ata që janë të humbur në errësirën e pakënaqësisë.

Lutje: Jezus, Ti je Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi. Të gjitha gjërat qëndrojnë në Ty dhe të gjitha gjërat u krijuan nëpërmjet Teje dhe për Ty. Le të më përulë kjo e Vërtetë, në mënyrë që të gëzohem me Ty, pavarësisht nga rrethanat e mia. Në emrin e Jezusit, lutem. Amen.

“Atëherë do të ndriçoni si pishtarë në botë, duke e mbajtur lart fjalën e jetës” (Filipianëve 2:15-16).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI