Nga Pastor Jack Wellman
Fjalët kanë kuptim…ato mund të ndërtojnë ose rrënojnë, por fjalët po ashtu kanë aftësinë të ndryshojnë. Fjalët kanë aftësinë të ndryshojnë edhe njerëzit. Lë të sjellin fjalët tona ndryshim për mirë.
Të dua
Faleminderit
Më fal
Të lutem
Të dua
Ky është një togfjalësh shumë i anashkaluar dhe i nënvlerësuar. Një “Të dua” e thjeshtë, mund ta bëj jetën e dikujt më të veçantë. T’i thuash gruas dhe fëmijëve të tu që i do, çdo ditë është e rëndësishme sepse e dëgjojnë ditë pas dite dhe rrënjoset në mendjet e tyre. Nëpërmjet veprimeve tona të tjerët mësojnë kuptimin e dashurisë, por fjalët kanë kuptim gjithashtu; gjithsesi dashuria nuk është thjesht një kartolinë apo një emocion; është një përkushtim i thellë dhe i qëndrueshëm për të bërë atë që është më e mira për tjetrin. Është ajo që Krishti bëri për ne (Gjoni 3:16). Duke vdekur për armiqtë e Perëndisë (Romakëve 5:10), Jezusi mundësoi për të gjitha kohërat, dhe që ta shohin të gjithë, se çfarë do të thotë në të vërtetë “Të dua”. Dashuria është vetë-sakrifikuese. Ajo bën për të tjerët më shumë se për veten, dhe fjalët e thjeshta si, “Të dua”, nuk kanë asnjë kuptim nëse nuk janë thënë me dashuri (1 Korintasve 13:1-2), pra nëse veprimet tona janë të njëjta si fjalët, fjalët tona mund të ndryshojnë natyrën e njerëzve, nuk është e rëndësishme vetëm të të duan, por edhe të duash…dhe të mos hezitosh kurrë ta thuash.
Faleminderit
Kjo fjalë e zakonshme nuk është më edhe aq e zakonshme. Në fakt, edhe nëse shqiptohet, shqiptohet “rrofsh”, si mërmërimë, ose thjesht tundet koka. Rrallë herë i dëgjojmë njerëzit të thonë, “Faleminderit”. Ndoshta nëse do të ishim më falënderues dhe do të tregonim falënderim ndaj të tjerëve, atëherë të tjerët do të shihnin rëndësinë e fjalës. Siç buzëqeshja është ngjitëse, ashtu është edhe falënderimi. Më bën të ndihem mirë kur dikush më thotë, “Faleminderit”. Më frymëzon që të bëj më shumë për të tjerët. Inkurajimi është një shtysë për ditën e kujtdo. Mund të na frymëzoj të bëjmë për Krishtin gjëra më të mëdha se sa do t’i bënim normalisht, dhe kështu duhet të bëhen gjërat për Krishtin (Mateu 25:40), por edhe në lutjet tona drejtuar Zotit, ne duhet të jemi falenderues, duke pasur një zemër plot falenderim në jetë. Unë jam i sigurt se mund të kujtosh qindra gjëra për të qenë falënderues. Përse të mos i shkruash disa prej tyre dhe të shohësh se si ajo listë rritet me kalimin e kohës. Pastaj, fillo të lutesh për atë listë dhe falenderoje Zotin për gjithë ato bekime.
Më fal
Kam një kohë të gjatë që jam martuar ndaj e di se falenderimi është një nga çelësat për një martesë të lumtur. Asnjë martesë nuk është perfekte, por nëse duam të jetojmë në harmoni me njëri – tjetrin, do të na duhet të mësojmë të falim…dhe edhe pse nuk mund ta harrojmë të kaluarën, duhet të harrojmë të sjellim në mendje të shkuarën. Apostulli Pal na jep një urdhërim, “Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njeri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.” (Efesianëve 4:32). Në kishën tonë në lidhje me të shkuarën themi: “Varrose të shkuarën. Bëji një funeral. Mos ec mbi atë që tashmë është pas teje.” Ne duhet të mësojmë të falim, dhe kjo përfshin edhe faljen e vetes. Ndonjëherë është më e thjeshtë të falim të tjerët se sa të falim veten. Nuk e di pse, por ndoshta është prej krenarisë. Më beso, unë ende kam pak nga ajo krenari kokëfortë, mosfalja ka krenari te rrënjët e saj. Kur ne i falim të tjerët, ne e përulim veten, dhe kjo është një gjë e mirë sepse Zoti u kundërvihet mendjemëdhenjve. (Jakobi 4:6).
Të lutem
Është bukur të dëgjosh, “Faleminderit”, dhe “ A do të më falësh?”, por është akoma më bukur të dëgjosh, “Të lutem”. Edhe pse nuk i ndihmojmë njerëzit vetëm për të dëgjuar “Faleminderit”, duket se kjo fjalë na ndihmon sepse e ndjejmë që dikush e vuri re punën apo gjestin tonë të mire. Duke e lënë dikë të parkojë në vendin tonë e bën atë të thotë “Faleminderit”, por, “Të lutëm” e bën punën akoma më të mirë. Kjo do të thotë shumë për dikë që po falenderon. Kjo u bën atyre me dije që ti e vure re falënderimin e tyre. Duke thënë “Të lutem” mund t’i frymëzosh njerëzit të bëjnë akoma më shumë sepse e kuptojnë që dikush e vuri re kortezinë e tyre. Kur ne e marrim falënderimin e të tjerëve për të mirëqenë, at nuk kanë për të dashur të falenderojnë më aq shpesh. Mirësia është vaji erëmirë për një botë të vdekur dhe të shkatërruar, kështu që një fjalë e vogël mund të bëj një ndryshim të madh, dhe pyetja është: “Përse nuk jemi të gatshëm për t’i thënë këto fjalë?” Nga fjalët tona njerëzit na mbajnë mend, ndoshta më shumë se nga punët tona të mira.
Përfundimi
Sigurisht, ka edhe fjalë të tjera që ti e di se sjellin ndryshim. Fjala më e fuqishme nga të gjitha është Fjala e Zotit. Apostulli Pal thotë: “Në fakt unë nuk kam turp për ungjillin e Krishtit, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson, më parë Judeun e pastaj Grekun.” (Romakëve 1:16), dhe diku tjetër Pali shkruan: “Sepse mesazhi i kryqit është marrëzi për ata që humbin, por për ne që shpëtohemi është fuqia e Perëndisë.” (1 e Korintasve 1:18). Fjala e Perëndisë ka fuqinë të shpëtojë, dhe veçanërisht, Jezus Krishti, I cili është quajtur Fjala (Gjoni 1:1, 14). Shkruhet, “Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë.” (Gjoni 1:14), kështu që faleminderit Perëndisë për këtë. Faleminderit Zotit që Ati solli Fjalën për të folur fjalët e Perëndisë që t’i bënte fëmijët e Perëndisë për lavdinë e Tij. Fjalët kanë kuptim…ato mund të ndërtojnë ose rrënojnë, por fjalët po ashtu kanë aftësinë të ndryshojnë. Lë të sjellin fjalët tona ndryshim për mirë.
Zoti ju bekoftë shumë!
Pastor Jack Wellman
Mëso më shumë se si duhet të sillemi përkundrejt njëri – tjetrit: https://radio-7.net/si-te-trajtojme-njeri-tjetrin/