Fjalët e urta 15:23. “Një njeri ndjen gëzim kur mund të jap një përgjigje dhe sa e mirë është fjala që thuhet në kohën e duhur!”
Imagjinojeni këtë fjalë të urtë, si pamje, kur ne fjalim me dikë që ndoshta ka një pyetje, apo po përpiqet të marrë një vendim, apo të japë një përgjigje, që i sjell gëzim atij personi. Apo kur themi një fjalë në kohën e duhur, për të inkurajuar dikë, për të ndërtuar dikë, për t’i dhënë një këshillë të vlefshme dikujt. Sa e mirë është kjo gjë!
Ne mendojmë se si shpesh, në jetën tonë, dikush tjetër na thotë fjalët e duhura, në një moment të vecantë, na thotë fjalët e duhura për të na inkurajuar, kur kemi nevojë për inkurajim, apo këshillën e nevojshme, kur po përpiqemi të marrim një vendim të vështirë, kur na jep një përgjigje. Këta na sjellin shumë gëzim. Fjala në kohën e duhur, është shumë e mirë për shpirtin tonë. Dhe kështu, mendoni për njerëzit që keni pranë jush sot, ose do të keni nesër, dhe për mundësitë që keni për të dhënë përgjigje dhe për të thënë një fjalë në kohën e duhur.
Kur lexoj këtë, jam i prirur të lutem që Perëndia të më ndihmojë t’u jap këshilla të urta të tjerëve, t’u jap përgjigjet e duhura dhe t’i inkurajoj në kohën e duhur. Po kështu, të jem i vëmendshëm ndaj mënyrës se si flas me të tjerët dhe të flas me ta në një mënyrë që kur të largohen, të thonë se ishte kënaqësi që më dëgjuan.
Le të kërkojmë sot mundësi të tilla dhe të lutemi: Oh Perëndi, ne dëshirojmë të japim përgjigjet e duhura, në mënyra që u sjellin gëzim njerëzve rreth nesh. Dëshirojmë të themi fjalët e duhura në kohën e duhur. Na ndihmo të jemi të ndjeshëm ndaj mundësive që na jepen sot, nesër, cdo ditë, për të inkurajuar njerëzit rreth nesh, dhe për ndërtimin e tyre, për t’i ndihmuar ata në situatat me të cilat po përballen. Kur kanë vendime për të marrë, ne lutemi që t’u japim këshilla të urta. Perëndi, na ndihmo të japim këshilla të urta, këshilla që vijnë nga Fjala jote dhe nga Fryma Jote. Na ndihmo të japim këshilla të tilla. Na ndihmo t’i flasim fjalët në kohën e duhur. Përdori fjalët tona për të sjellë mirësi dhe gëzim tek njerëzit rreth nesh. Sot, ne lutemi të na ndihmosh që të bëjmë më të mirën dhe të përftiojmë nga cdo bisedë, për të thënë fjalët e duhura. Në emër të Jezusit, Amen.