Disa njerëz e kuptojnë planin shpengues të Perëndisë për jetën e tyre, e megjithatë ata nuk arrijnë të kuptojnë se si Ai mund t’i përdorë ata për punën e Mbretërisë së Tij. Porndihen sikur jeta e tyre është njollosur deri në thellësi nga mëkati, duke i skualifikuar nga shërbesa. Kjo nuk eshte e vërtetë.
Plani i Perëndisë për jetën tonë është një plan shprese. Ai kurrë nuk shikon pas dhe na kujton shkeljet tona të së kaluarës. Ai kurrë nuk thotë: “Sikur të mos kishit bërë këtë apo atë, atëherë unë mund të të përdorja”. Këto janë fjalë që armiku përdor për të na dekurajuar dhe për të na penguar të jemi gjithçka që mund të jemi për Zotin.
Qëllimi i Perëndisë për të na shpëtuar nuk ishte thjesht të na shpëtonte nga vdekja dhe mundimi i përjetshëm. Qëllimi i tij ishte të na shpëtonte në mënyrë që ne të mund të mësonim ta duam Atë në mënyrën që Ai na do ne. Pasi Ai i fal mëkatet tona, Ai i harron ato. Çfarë kujtese e lavdishme e dashurisë së pakushtëzuar të Perëndisë.
Megjithatë, ashtu si Pali, ne nuk u shpëtuam thjesht për të gëzuar dashurinë e Perëndisë. Ne u shpëtuam me një qëllim në mendje: t’u tregonim të tjerëve për hirin e Tij shpëtues. Kjo është ajo që bëri Pali. Pasi Krishti e shpëtoi, sapo Krishti ia ktheu shikimin tdhe sapo Krishti e përgatiti, Pali filloi të punonte seriozisht për Mbretërinë. Edhe ju mundeni të bëni të njëjtën gjë.
Ndoshta keni luftuar me ndonjë problem emocional dhe keni marrë çlirimin e Perëndisë. A nuk do ishit gati që Perëndia t’ju përdorë në jetën e dikujt tjetër? Ju mund të mendoni: “Askush nuk mëkaton ashtu si unë”. Ka shumë në fakt – dhe duhet të dinë se ka një rrugë për të dalë nga errësira në dritë nëpërmjet Jezu Krishtit.
Lutje: Zot, është e vështirë të kuptosh se si mund të më përdorësh për lavdinë Tënde, por e di që kjo është pikërisht ajo që Ti dëshiron të bësh. E dorëzoj jetën time në Ty dhe të lutem më përdor në mënyrë që të tjerët të përjetojnë hirin Tënd të mrekullueshëm. Lutem në emër të Jezusit. Amen.
“Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.” (2 Korintasve 5:17).