Nga:

Fakte dhe mite mbi proteinat

860 protein explainer1.A kanë më shumë nevojë meshkujt për proteina sesa femrat?

Po, kjo është e vërtetë.  Nevoja  jote për proteinë varet nga gjinia jote, nga mosha, nga sa peshon, sa aktiv je dhe gjëra të tjera. Por është e vërtetë që meshkujt zakonisht kanë nevojë për më shumë proteinë sesa femrat. Një burrë me peshë mesatare ka nevojë  56 gramë protein  në ditë. Një grua ka nevojë për 46 gramë proteinë në ditë. Një ditë tipike kur merr 50 gram proteinë përshin: pulë (85 gramë), 2 vezë të mëdha, 2 lugë supe me gjalpë kikiriku dhe 220 gram kos.

man running.jpg.653x0 q80 crop smart2.Atletët kanë më shumë nevojë për proteinë se dikush që nuk bën aktivitet fizik.

Aktiviteti yt përcakton se për sa shumë proteinë ke nevojë. Atletët mund të kenë nevojë pak më shumë, se ata që nuk merren me sport ose me aktivitete të tjera. Sportistëve u duhet që të riparojnë dhe të rindërtojnë muskujt e tyre pas të gjithë punës që kanë bërë.

highproteindiets 1280px 97576cceb35a44cd86625a4d974aa8273.Kush ka më shumë proteinë?

1 gotë me qumësht?1 filxhan me fasule të pjekura?85 gram  biftek vici?1 vezë e madhe?

Të gjitha këto janë një burim i mirë proteine, por mishi i vicit dhe në përgjithësi çdo lloj mishi është shumë i pasur me proteinë. Mishi po ashtu ka shumë yndyrna, që do të çonin në rritje të kolesterolit dhe sëmundje të zemrës. Nëse zgjedh mishin e kuq si burim të proteinave, atëherë mundohu të përzgjedhësh një pjesë pa dhjam dhe të prerë hollë.  Për të reduktuar rriskun për kancer, Instituti Amerikan i Kërkimit për Kancerin rekomandon kufizimn e mishit të kuq në 510 gram për javë dhe të shmangni mishrat e proçesuar siç është bejkon, salsicet dhe proshutat e ndryshme.

building 1080592 960 7204.Për çfarë na duhen proteinat?

Proteinat janë shumë te rëndësishme për çdo qelize në trupin tënd. Ka shumë punë që proteina plotëson, të jep energji, riparon muskujt dhe kockat, ndërton qelizat, e të ndihmon me sistemin imunitar.

5.A mund të jetë e dëmshme për organizmin tonë nëse konsumojmë shumë proteinë?

Po. Edhe pse zakonisht nuk është ndonjë problem i madh nëse ha më shumë proteina se ç’duhet. Por kur konsumon më shumë proteina do të thotë të konsumosh më shumë kalori dhe kështu do të shtosh në peshë. edhe nëse proteina vjen nga mishi apo nga burime të tjera shtazore, mund të ketë edhe shumë yndyrë, gjë që mund të çojë në rritje të kolesterolit dhe sëmundje të zemrës. Proteina e tepërt mund të shkaktojë probleme edhe kur kemi gjëndje të caktuara shëndetore siç janë problemet me veshkat apo edhe diabeti.

protein sources feat6.Çfarë janë proteinat e plota?

Proteinat e plota, apo proteinat me cilësinë më të lartë, janë të mbushura me aminoacide specifike. Amino acidet janë blloqe që ndërtojnë proteinat. Ka të paktën 20 lloje të ndryshme. Trupi ynë ka nevojë për to, por mund të prodhojë vetëm disa lloje prej tyre. Pjesa tjetër duhet siguruar përmes dietës që përdorim. Këta njihen ndryshe si aminoacidet esencialë. Proteinat e plota, si vezët, djathi, mishi, soja, kuinoa, kanë të gjitha aminoacidet esenciale.

7.A e ruajnë trupat tanë proteinën për ta përdorur më vonë?

Në fakt jo. Trupat tanë nuk e ruajnë proteinën siç ruajnë karbohidratet dhe yndyrnat. Ndaj kemi nevojë për burime të qëndrueshme proteine për çdo ditë.

8.Ku mund t’i gjejmë më së shumti proteinat?

Proteinat vijnë nga të gjitha llojet e ushqimeve. Mund ti gjesh ato tek mishi. Po ashtu mund të merrni proteinën nga arrat, farat e ndryshme, fasulet dhe bizelet, e vezët.

vegan meal prep title9.Si mund ta kuptosh se nuk po merr proteinë aq sa duhet?

Pjesa më e madhe e njerëzve nuk duhet të shqetësohen nëse po marrin proteinë mjaftueshëm. Por ata që janë vegjetarianë strikt, veganët dhe më të moshuarit, duhet të dallojnë se kur mund të kemi të bëjmë me problemin e nivelit të proteinës. Kjo përfshin humbje të peshës kohët e fundit, muskuj të lodhur dhe një rënie të  fuqisë së muskujve.

protein 650x400 5150122296610.Një dietë me proteina të plota a mund të ndikojë në uljen e rrezikut të problemeve me zemrën?

Pjesa më e madhe e amerikanëve marrin nga 12 % deri në 18 % të kalorive të tyre nga proteinat. Në mënyrë që të jeni më të shëndetshëm , mundohuni të konsumoni  më shumë peshk, pulë, dhe më pak mish të kuq. Po ashtu është më mirë të konsumoni proteina të shëndetshme në vend të karbohidrateve të rafinuara. Kjo do të thotë që të hani më shumë proteina në vend të ushqimeve si buka e bardhë dhe orizi i bardhë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI