[boxes]
[box_1_3]
“Çdo jetë meriton të ketë një zë
Çdo fëmijë meriton të ketë një mundësi
Ti je më shumë se sa një zgjedhje
Ti nuk je e paplanifikuar“
[/box_1_3]
[box_2_3_last]
[iframe_video type=”youtube” id=”ttXoXMBfZ8Q” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]
[/box_2_3_last]
[/boxes]
Kantautori Matthew West sapo ka publikuar një këngë të re, “Unplanned” (E Paplanifikuar), kolona zanore e filmit që mban të njëjtin titull. Kushdo që ka dëgjuar muzikën e këtij artisti e njeh përkushtimin e tij për të treguar histori të cilat janë vërtetë të fuqishme. Së fundmi ai është bërë pjesë e një projekti për publikimin e filmit Unplanned. Ky film flet për historinë e Abi Xhonson, dikur drejtoresha e një klinike të planifikimit familjar, e cila sot drejton lëvizjen më të madhe kundër abortit në SHBA.
Pas publikimit të këngës, autori Methju Uest ndau me fansat: “E kam shkruar këtë këngë nga perspektiva e dikujt që sheh foshnjën e tij për herë të parë. U përpoqa të përmblidhja ndjesitë që unë përjetova çastin që dëgjova rrahjet e zemrës së vajzës sime, kur u pushtova nga ndjesia se jeta është e çmuar, jeta është një mrekulli dhe një dhuratë.”