Dhe Jezusi u foli atyre përsëri duke thënë: “Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës. ( Gjoni 8:12)
Sekondë pas sekonde, kanë kaluar 2000 vite që prej kohës kur Jezus Krishti ecte në brigjet e Galilesë antike. Shumë pak, pas vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit, një apostull i mbushur me besim shkroi, “Dhe drita shkëlqen në errësirë dhe errësira nuk e kuptoi.” ( Gjoni 1:5). Gjoni, pa dyshim donte të thoshte se Krishti erdhi si dritë në një botë të errët, e me ardhjen e Tij, njeriu pati një qëllim të ri për të jetuar, një shpresë të re për të ndriçuar ditën. 2000 vjet më vonë, duhet akoma më shumë besim të mendosh se errësira me të vërtetë po kalon.
Shumë njerëz besojnë se errësira morale dhe zymtësia frymore me të cilën po përballen njerëzit sot, është shumë më e madhe se në çdo periudhë tjetër në histori. Sot njerëzit kanë në zotërim armët më të fuqishme që ka parë ndonjëherë bota. Ka mjaftueshëm bomba hidrogjeni në të gjithë cepat, për të hedhur në kaos për disa herë me radhë të gjithë botën.
Situata sot i ngjason asaj të një njeriu që gjendet i dëshpëruar brenda një grope të thellë prej 30 metrash. Duket se e vetmja rrugë që ai të dalë prej andej, gjendet akoma më thellë. 300 vjet më parë Davidi thirri , “Ndihma me vjen nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën” ( Psalmi 121:2) Në mes të një bote të errët, të duket se është e vështirë të ndihesh i sigurt.
Si i përgjigjesh errësirës që ke rrotull? A vazhdon e mallkon atë dhe dëshiron që të mos jetë aty? Apo ndez një qiri (qoftë një të vogël) dhe e lufton atë? A i ke harruar fjalët e Jezusit për ata që e ndjekin atë? Ai tha, “ Ju jeni drita e botës…”
Ndërkohë që ne ecim përmes një bote të errët, qëllimi dhe funksioni i jetës sonë duhet të jetë njësoj si ai i ndriçuesve të rrugës që bëjnë dritë. Një djalë i vogël që gjendej në spital, pa një burrë të vjetër që ndizte fenerët e rrugës njëri pas tjetrit. E teksa e vëzhgonte me kujdes ai i tha infermieres që ishte pranë tij “ Shiko atje! Aty është një burrë që po tejshpon errësirën!” Si mund të thuhet më mirë se kaq?
Një njeri që ulet dhe mallkon errësirën, vetëm sa i shton mjerimin vetes së tij. Duhet bërë diçka, nuk ka rëndësi se e sa parëndësishme mund të jetë, për ta luftuar pas errësirën. Detyra jote është ta tejshposh errësirën. Je në një situatë tejet të zymtë? Ajo që duhet të bësh është të plotësosh paralajmërimin e apostullit Pal. Ai u shkroi këto fjalë Filipianëve, fjalë që janë një udhëheqje e jashtëzakonshme për jetën “qė tė jeni tė paqortueshėm dhe tė pastėr, bij tė Perėndisė pa tė meta nė mes tė njė brezi tė padrejtė dhe tė çoroditur, nė mes tė tė cilit ju ndriçoni si pishtarė nė botė…”
Ti mund të jesh njësoj si një njeri që ishte i verbër. Për çdo ditë ai shkonte në një njëjtin cep dhe ulej për të lypur. Ndërsa dielli niste të perëndonte në qiell, ai merrte një fanar dhe e ndezte atë, duke e rregulluar sa më shumë të ishte e mundur flakën e tij. Njerëzit pyesnin: “Përse mund t’i duhet një njeriu të verbër një fanar? Përse i nevojitet drita atij kur perëndon dielli? A nuk është njësoj si errësira dhe drita për këtë njeri? Ai vetë e kishte pranuar se nuk mund të tregonte ndryshimin midis dritës dhe errësirës. Atëherë përse e ndezte fenerin?
Burri u përgjigj, “ është e thjeshtë. Unë e ndez fenerin që njerëzit të mos përplasen me mua.” Jezusi tha, “ Ju jeni drita e botës…” Një dritë në errësirën e kësaj bote është përgjigja për kaosin frymëror me të cilin ne përballemi sot. Kush e di? Drita jote mund të pengojë dikë që të mos të të shkelë.