Benjamin Franklin ka thënë dikur, “Mbaji sytë hapur mirë përpara martesës, e gjysmë të mbyllur pas saj!” Nuk është ide e keqe. Duket se shumë njerëz përpara se të martohen shohin vetëm gjërat pozitive tek partneri. Pas kësaj ne shohim se çdo pikë e fortë, ka dhe një pikë të dobët.

Një grua u martua me burrin e saj sepse ai ishte “ i fortë dhe mashkullor”. Pastaj ajo u nda  me të, sepse ishte një “ mashkull dominues”. Ai u martua me të sepse ajo ishte kaq e “vogël dhe  e  brishtë”. U nda prej saj sepse ishte “ e dobët dhe e pashpresë.” Ajo e zgjodhi atë sepse “ ai dinte si të siguronte një jetesë të mirë” ; ajo u divorcua prej tij sepse “ai mendonte vetëm për punën.”  Ai u martua me të sepse ajo ishte e “ qëndrueshme dhe e ndjeshme”; ai u nda  prej saj sepse ajo ishte e “mërzitshme dhe e zakonshme.”

Po, çdo monedhë ka dy anë. Por kjo nuk do të thotë se monedha nuk ka vlerë. E njëjta gjë ndodh edhe me martesat tona. Ne kemi tendencën që të tërhiqemi nga dikush që është ndryshe nga ne. Nëse e ke të lehtë të bësh shoqëri, do të tërhiqesh nga dikush që është i qetë dhe i rezervuar. Kjo ndodh sepse gjen qetësi me këtë person. Nëse, je introvert, mund pëlqesh dikë që del dhe që ka një jetë më ekzaltuese.

Nëse  mes jush nuk është më njësoj, bëni gjërat që keni bërë përpara se të martoheshit. Përqendrohuni tek gjërat që pëlqeni tek partneri juaj, në vend të gjërave që ju bezdisin më shumë.

Në librin e Zbulesës,  Perëndia i flet kishës në Efes dhe i thotë, “Por kam diçka kundėr teje, sepse dashurinė tėnde tė parėn e le. Kujtohu, pra, se nga ke rėnė, pendohu, dhe bėj veprat e para. ( Zbulesa 2:4-5). Patjetër që Ai po flet për dashurinë ndaj Perëndisë në këto vargje. Unë besoj se ka një parim këtu që mund të na flasë edhe për martesën.  Trajtojeni njëri-tjetrin si në fillim. Mund të habiteni nga ndryshimi që  do të shihni.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI