Çmojini të tjerët më shumë se vetveten!

Filipianëve kapitulli 2, vargu 3, na nxit të mos bëjmë asgjë për ambicie egoiste, apo për mendjemadhësi, por me përulësi, t’i cmojmë të tjerët më shumë se vetveten.

Ky varg, është pak i vështirë për t’u pranuar. Unë mendoj për cdo gjë brenda meje, mendoj për natyrën time mëkatare. Unë tundohem shumë të bëj gjëra që janë egoiste. Edhe atëherë kur bëj ato që mendoj se janë gjëra të mira për të tjerët, jam i prirur të mendoj: “Si do të ndikoj kjo gjë në mënyrën se si këta njerëz më shohin mua?” Pra, unë vetë kam dicka egoiste, edhe atëherë kur përpiqem t’u shërbej të tjerave.

Ky varg na nxit të mos bëjmë asgjë për ambicje egoiste, apo mendjemadhësi, por me përulësi, t’i cmojmë të tjerët më shumë se vetveten dhe të mos mendojmë vetëm për veten tonë. Kjo është pamja e përulësisë, por kjo nuk do të thotë që të mos e vlerësojmë veten. Do të thotë që të mendojmë më pak për veten dhe më shumë për të tjerët, të cmojmë më shumë të tjerët dhe më pak veten tonë.

Ky varg më shtyn të lutem që Perëndia të prodhojë në mua ambicie jo egoiste dhe të më ndihmojë të cmoj të tjerët. Nuk e di nëse ju luftoni me dicka të tillë, por thjesht mendoni për jetën tuaj sot dhe nga se udhëhiqeni. A jeni egoistë, apo i cmoni të tjerët më shumë se vetja juaj.

Perëndi, kemi nevojë për ndihmën Tënde, që kjo të bëhet realitet në jetën tonë. Ne kemi nevojë për hirin Tënd, kemi nevojë për mëshirën Tënde, Jezus kemi nevojë për Ty. Dhe vargu më poshtë vazhdon: “Kini në ju po atë ndjenjë që ishte në Jezu Krishtin.” Të kemi qëndrimin dhe atë ndjenjë që ishte në krishtin, sepse ne e dimë se Zoti Jezus, me dëshirë, e dha veten e Tij në kryq, për shpëtimin tonë. Ti zhodhe ta përulje veten dhe ishe i gatshëm të vdisje në kryq. Kështu, faleminderit, ne të lavdërojmë për shembullin e përulësisë që Ti na dhe. Dhe lutemi që Ti të punosh atë lloj përulësie në jetën tonë sot, në mendjen dhe në zemrën tonë.

Perëndi, kur flitet për ambiciet tona, kur flitet për motivimin tonë për gjërat që bëjmë sot, ne lutemi të na ndihmosh të mos mendojmë për veten tonë, por të cmojmë më shumë të tjerët dhe të mendojmë për lavdinë Tënde dhe atë që është e mirë për të sjellë të tjerët tek Ti, jo tek vetja jonë. Perëndi, ne lutemi të na clirosh përditë nga mendjemadhësia dhe nga ambiciet egoiste. Na ndihmo të jemi të përulur dhe të cmojmë të tjerët më shumë se vetja jonë. Në emër të Jezusit ne lutemi për këtë, amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI