Cilat janë qëllimet tuaja?

Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.- Romakëve 12 : 2

Kur apostulli Pal po i këshillonte romakët se si të dallonin se cilat mendime dhe veprime ishin në përputhje me mësimet e Jezusit, ai shkroi: “Mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj” (Romakëve 12:2). Fakti është se ne vazhdimisht transformohemi nga diçka. Ripërtëritja është ajo që na siguron se si besimtarë  fokusi ynë është tek Jezusi, jo tek njerëzit e tjerë, dhe as tek “bota”. Udhëzimi i Palit për të mos u konformuar me botën shpesh interpretohet si “mos u bëni si njerëzit e tjerë”. Por qëllimi i vërtetë është synimi për t’u bërë gjithnjë e më shumë si Jezusi. Sa më shumë të studioni jetën e Jezusit, aq më shumë do e përjetoni atë.

Vëllai im është gjuajtës dhe i pëlqen të stërvitet në poligonin e qitjes. Kur praktikon aftësitë e tij, ai nuk shikon të tjerët. Shikimi i tij është plotësisht i fiksuar në objektivin që ai synon. Pra, nuk mund ta masim transformimin kundrejt njerëzve të tjerë, madje edhe ndaj atyre që i admirojmë.

Fatmirësisht, Fryma e Shenjtë na udhëzon në ripërtëritjen e mendjeve tona dhe transformimin e veprimeve tona që na shtyn të shfaqim atributet e Jezusit: dashurinw, gëzimin, paqen, durimin, mirëdashjen, mirësinë, besimin, zemërbutësinë, vetëkontrollin. ( Galatasve 5:22-23). Ne rritemi në këto atribute, jo duke kopjuar ose akuzuar njëri-tjetrin, por duke ftuar Frymën e Shenjtë të na transformojë dhe duke u zhytur në shkrimet e shenjta.

Frymë e Shenjtë, na ndihmo të përqendrohemi tek Jezusi, jo tek të tjerët, dhe na transformo në mënyrë që rrugët e Tij të jenë tonat!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI