Çfarë ka rëndësi në fund të jetës suaj?

Në kulturën e hebrenjve lexojmë çdo ditë nga një pasazh nga Tora (pesë librat e parë të Biblës) për gjatë gjithë vitit. Gjithashtu lexojmë edhe  nga profetët për çdo javë.

Leximi i kësaj jave është Zanafilla 47:28-50:26. Lidhja midis pasazhit të Torës së kësaj jave dhe pasazhi nga profetët ( 1 e Mbretërve 2:1-12) është i qartë—si Jakobi ashtu edhe mbreti David janë pranë vdekjes. Të dy burrat, në fund të jetës së tyre bekojnë djemtë. Ky artikull i shkurtër do të përqendrohet në atë që Davidi i tha Solomonit. Davidi tha,

“Unë jam duke shkuar atje ku shkojnë tërë banorët e tokës; prandaj tregohu i fortë dhe sillu si burrë!”- 1 e Mbretërve 2:2

Vini re se nuk ka pikëllim në fjalët e Davidit, sepse ai e kupton se ajo që do t’i ndodhë atij i ndodh të gjithëve. Edhe pse Davidi ishte një individ i rëndësishëm, ai e dinte se pozita e tij e rëndësishme nuk e bënte atë të ndryshëm nga çdo qenie tjetër njerëzore, vdekja u vjen të gjithëve. Mënyra se si njeriu e trajton vdekjen tregon shumë për anën shpirtërore të dikujt. Davidi nuk u përpoq të pranonte faktin se koha e tij për të vdekur kishte ardhur. Përkundrazi, ai e pranoi dhe mendoi se çfarë mund të bënte për të ndihmuar djalin e tij Solomon, i cili do të sundonte pas tij.

Gjëja e rëndësishme për të parë këtu është se vdekja e tij zbuloi pse Perëndia e kishte zgjedhur atë për të qenë mbret para së gjithash. Davidi kishte aftësinë për të parë se ai nuk ishte qëllimi kryesor, por se kishte diçka më të rëndësishme. Çfarë ishte ajo? Është puna e Zotit. Njeriu duhet të kuptojë se ai ose ajo ekziston jo për veten e tij, por për të shërbyer në planet dhe qëllimet e Zotit për botën. Qëndrimi që duhet të ketë dikush gjendet në një nga Psalmet e Davidit,

“Çfarë është njeriu, që ta mbash mend, dhe biri i njeriut, që ta vizitosh?” -Psalmi 8:4

Davidi e kuptoi se çfarë është njeriu dhe cili duhet të jetë fokusi i jetës së dikujt, sepse i thotë Solomonit: “Ji i fortë dhe tregohu burrë”. Nga konteksti i këtij pasazhi (shihni 1 e Mbretërve 2:3-4), është më e qartë se bindja ndaj Fjalës së Perëndisë është mënyra se si një individ duhet ta përdorë kohën e tij në tokë. Nuk duhet menduar për sasinë e kohës, por a e ka menaxhuar kohën me besnikëri. Kjo është ajo që Davidi po e këshillon Solomonin të bëjë. Me fjalë të tjera, mos pyesni, a kam jetuar mirë? Më mirë pyesni a isha i bindur ndaj detyrave që Zoti më vuri përpara?

Megjithëse Solomoni nuk iu bind gjithmonë vullnetit të Zotit, ai e mësoi këtë mësim në fund të  jetës së tij kur shkroi:

“Të dëgjojmë, pra, përfundimin e gjithë ligjëratës: “Ki frikë nga Perëndia dhe respekto urdhërimet e tij, sepse kjo është tërësia e njeriut”. Sepse Perëndia do të vërë të gjykohet çdo vepër, edhe çdo gjë që është fshehur, qoftë e mirë apo e keqe.” Predikuesi 12:13-14

Sot dëgjohen thënie të tilla si: “Ka të bëjë me ty” ose “ti je i veçantë”. Këto thënie e vënë theksin te një person dhe jo te Zoti. Nuk ka të bëjë shumë me faktin se jam unik, por me faktin se më është dhënë një thirrje unike nga Zoti. Njerëzit shpesh përgjigjen dhe thonë, por a nuk thotë Shkrimi se unë jam krijuar në mënyrë të mrekullueshme? Po, thuhet në  Psalmin 139. Por qëllimi i vargut është të nderojë Krijuesin dhe jo krijimin. Nëse fokusi është në faktin se jeni  krijuar në mënyrë të mrekullueshme, atëherë keni gabuar. Mbani mend vargun që thotë:

“Unë do të të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekulluar,….” – Psalmi 139:14

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Baruch Korman


Free!

REGJISTROHUNI